Balla kritikon Ramën për konsistencën e inkonsistencës; dhe loz me metaforën e trenit të orës 7 pa 5

Në një shkrim të vetin të publikuar në Mapo, Sokol Balla lë të kuptohet se po e fillon sezonin e ri “i zemëruar me opozitën”, më saktë me selinë rozë dhe me Edi Ramën. Për këtë të fundit thotë se “[në kundërshtim me çfarë besohet, dmth se nuk ka konsistencë], ai po tregon se ka konsistencë: ai është vazhdimisht inkonsistent”. Dhe inkonsistenca e fundit, sipas Ballës, është vendimi i Ramës për ta votuar ligjin mbi imunitetin, ndërkohë që prej javësh e muajsh ka thënë se nuk do ta votonte, dhe këtë gjë – vijon të thotë Balla – nuk kanë fuqi ta kuptojnë as “tre-katër qind kostumet e Tiranës mundane” (ka parasysh njerëzit që u mblodhën për të festuar me pompë e bujë 15 vjetorin e programit Fevziut, me të cilin ai vetë hahet dhëmbë për dhëmbë për audiencën televizive të të enjteve).
S’e ka vetëm me Ramën. Më poshtë i jep një të ndukur Philip Reeker-it: “Vizita e zëvendës-nën-asistentit numërshtatë të zonjës Clinton dhe qëndrimi i tij shumëditor në Tiranë, duhet të jenë marrë seriozisht vetëm në Selinë Rozë dhe në Treasury Office në State Department, se në Tiranë kjo vizitë e gjaaaaaaatë, u kthye në burim humori dhe barceletash, mes kamerave që e kërkonin nga pishina e Mai Tai e deri te zyra e Edi Ramës.”
Në fund i kthehet sërish Edi Ramës: “[Timonieri i lokomotivës së trenit të opozitës] ka humbur rrugën. Herë pret Ilir Metën, i cili nuk vjen kurrë, herë Kreshnikun, që nuk e pranon kurrë, e herë Bamirin, që ka lokomotivë vetë. E kështu ikën orari i trenit të Shqipërisë. Që vjen në 7 pa pesë. Jo çdo ditë, por një herë në katër vjet.”
Shkrimin mund ta ndiqni të plotë në linkun: http://www.mapo.al/2012/09/12/treni-qe-spo-vjen-ne-7-pa-pese/
Comments
Propozoj qe kryetar i PS-se

Propozoj qe kryetar i PS-se te behet Sokol Balla.Eshte shume i afte.Sa post i lakmuar qe qenka te jesh kryetar i PS-se??Hoqi dore Ben Blushi,fillon Sokol Balla tani.

I ke pare ndonjehere fushtata

I ke pare ndonjehere fushtata per president ne USA? 10-15 kandidate nga nje parti rreshtohen ne debatet e para. Problemi ne Shqiperi eshte qe kemi pak, jo shume konkurence.

Balla, mire do ishte qe te

Balla, mire do ishte qe te ishim parimore ne kritikat tona. Besoj e kupton kete fjale dhe te tjerat. Mire do ishte gjithashtu qe te perfaqesonim opinion publik dhe jo opinion personal. Aq me pak opinione mllefesh personale. Nese dikujt i heqin gruan nga puna se ben gafa te pafalshme, kjo nuk do te thote qe te ndryshosh papritur mendim per opoziten, Ramen, trenin dhe lokomotivat. Keshtu bir..

Si eshte kjo "te qenit

Si eshte kjo "te qenit parimor" se kete modelin e ri s'po e marrim vesh? Mos eshte: Cfare peshtyjme sot, e lepijme neser? Rama e ka bere me shume se shpesh kete kohet e fundit, kjo besoj te jete principi udheheqes i tij me te cilin e paskemi te veshtire te mesohemi, por hajt, do fillojme ta kuptojme edhe ne edhe ju, avash avash. Pastaj, te mendosh me trurin tend dhe jo me opinionin publik(prape me kopene?) sot ne keto kohe ku budallalleku eshte e vetmja diplome shqiptare qe njihet kudo neper bote, kjo eshte ligesi e madhe nga ana e Balles, turp ti vije!

Kujtoja se isha i vetmi qe e

Kujtoja se isha i vetmi qe e kisha vene re konsistencen e inkonsistences se Rames, por me c duket, paska rene ne sy edhe ne nivelet e larta te te menduarit. Ca e ca bejne thirrje te rreshtohen te gjithe nen skeptrin e Fyhrerit, dhe te rrijne sus deri ne zgjedhje, se kesaj rradhe ai ka gjetur nje formule si ta munde Berishen, por do e mbaje sekret per arsye konspiracioni. Nuk e di c fare eshte me mire ne kete pike, te rrijme urte ndersa shoferi na shpie ne gremine, apo te zbresim shoferin ne toke, duke e ditur qe po e lane ne toke, ka per te marre me vete edhe timonin. Kjo duhet te jete dilema parazgjedhore e socialisteve....Edhe nje bromp per kryetarin!

Une nuk jam i nje mendimi

Une nuk jam i nje mendimi me konkluzionet e komentin e "ResPublica"s per artikullin fejtpon te Balles.Loja e fjaleve per inkonsekuence apo konsekuence te z. Edi Rama, mbulon me duket tjeter gje.Pas intervistes bombastike me mikun e tij e te Rames,ish ambasadorin Uithers ne shtepine e tij atje larg ne Merilend te Washington D.C.,i duhesh nje sparkate sepse me te u kritikua dhe u sha rende nga komentatoret on-line se kete interviste e kish bere me urdher te mikut e mbeshtetesit te tij,z.Rama te PS,bile u fol se edhe shpenzimet e udhetimit te larget ishin perballuar nga kreu i selise "roze".Kjo kritika e vockel me spont me gjoja inkonsekuencen e Rames, i sherben te mbuloje konsekuencen e tij,pra te vete Balles,ne mbrojtje,ne krah te Rames dhe ne pergjithesi opozites se majte,ne te cilen ka treguar kudohere vendosmeri e qendrim te palevizshem.

Ne faqen e saj on line te gazetes "MAPO" lexova origjinalin e plote te ketij shkrimi fejton te z.Balla, dhe kam kam dhene disa mendime ne reagim te ketij shkrimi qe me shokoi.Me shokoi jo me "bemat" apo "vicklat" e tij gjoja kunder Rames,por me gjuhen dhe qendrimet teresisht te papergjegjshme e te palejueshme per nje analist politik e gazetar te njohur, si zoti S.Balla, lidhur me viziten e zevendes-ndihmes se Sekretares Amerikane te shtetit,zotin Philip Reeker ne Shqiperi dhe takimet e qendrimet e mbajtura prej tij gjate kesaj vizite Une theksova se me kete shkrim ai i meshon idese se tij te gabuar se mos gjoja kjo vizite e tij " e gjaaaate"(sic e pergojon Balla gjith "humor")u ka sherbyer investitoreve amerikane dhe se gjoja z.Reeker ka treguar mbeshtetje e perkrahje te hapur ndaj z.Berisha dhe qeverise se tij,gje qe eshte krejtesisht konkluzion i gabuar.

Kush te deshiroje mund t'i referohet komenteve te lexuesve ne faqen parkatese on-line te "MAPO-s",e cila pati miresine dhe mirekuptimin per te botuar edhe reagimin tim. Redaksia e "Respublikes" me drejtues e redaktore teper te afte si analiste politike,eshte mire ta analizojne edhe anen tjeter, ate butaforike, te shkrimit te Balles,ku me nje vulgaritet e percmim te papergjegjshem shkel miresjelljen dhe etiken morale te gazetareve e analisteve serioze te vendit tone. Z.Balla duhet keshilluar te mos preke ne tela te holle e dilikate te diplomacise dhe marredhenieve nderkombetare te vendit tone,sidomos kur behet fjale per aleatin tone strategjik,SHBA dhe Departamentin e tyre te Shtetit. A nuk ishte mjaft "intervista bombastike" me ish-ambasadorin, qe kritikonte jo vetem qeverine dhe autoritetet shqiptare,por indirekt dilte me qendrim kritik edhe ndaj pozitave zyrtare aktuale amerikane?!!!

Do te kish qene shume me mire qe z.Balla,ne kete date historike e zije kombetare te popullit amerikan dhe SHBA,sidomos pas sulmit te ri teper te rende e mizor te terroristeve fanatike islamike kunder ambasadorit e personelit te tij ne Libi,te kish marre lapsin ose mikrofonin e te dilte ne denim te hapur te ketyre akteve mizore terroriste e te shprehte solidaritetin tone te sinqerte e te madh me popullin amerikan,qeverine dhe Departamentin Amerikan te Shtetit per hunmbjen e jetes se diplomateve te tij te vyer,te cilet kishin dhene nje ndihme e kontgribut te cmuar ne luften e rezistences dhe "pranveres arabe" te popullit libian per te hequr qafe zgjedhen e diktatures kadafiane.

Me pelqen humori inteligjent

Me pelqen humori inteligjent i Balles.E lexoj me deshire,por del rralle.Opinioni i Fevziut eshte nje imitim alla toptançe e Bruno Vespes;te dy jane legena te shpuar.Hahhahaha,ndihmesi i nenassistentit te shtate ky Rajkeri,rrezik s'ia mban mend emrin as e shoqja.Bravo Sokol!

Add new comment