Zgjedhjet në Holandë, dhe një lajm i mirë për Europën: Fitojnë europeistët

Ka ca kohë që flitet në kontinentin e vjetër (për shkak të krizës e jo vetëm) për rritje të sentimenteve anti-BE e për rritje të mbështetjes elektorale për partitë ultra-konservatore, që për ideologji kanë nacionalizmin dhe refuzimin e emigrantëve. Po priteshin një palë zgjedhje për të testuar këtë frikë apo shqetësism, dhe nuk mund të gjendej rrethanë më e mirë për këtë test se sa zgjedhjet në …. Holandë.
Anketimet e tipit “exit poll” tregojnë se ky rrezik nuk ekziston. Holandezët kanë votuar në favor të partive të moderuara europeiste. Kanë fituar gati gjysmën e dhomës së ulët liberal-konservatorët e djathtë dhe laburistët e majtë (që të dy këto parti janë në favor të Europës së Bashkuar, sidoqë optikat pro BE-së nuk i kanë të njëjta), të cilët janë shprehur qysh gjatë fushatës se nuk janë kundër një aleance mes tyre. U duhet dhe një parti tjetër për të formuar një koalicion të qëndrueshëm, në një kohë që të djathtët euro-skeptikë dhe socialistët gjithashtu euro-skeptikë pritet të kenë një rënie elektorale.
Ky është një lajm i mire, dhe disi i papritur, në Europën e sotme.
E.G.
Add new comment