Sill ca vota, dhe bëhu mësues!

Postuar në 15 Shtator, 2012 04:29

Gazeta Shqip në numrin e vet të sotëm denoncon fenomenin e blerjes së vendeve të punës për mësues. Pikërisht, dy ditë pasi Kryeministri garantoi në një fjalim të vetin se do të vazhdohet në rrugën e mbarë të zhvillimit të arsimit.

Urdhëri i 2 viteve më parë të Ministrit të Arsimit për të pastruar sistemin arsimor nga të pakualifikuarit u pasua nga një ligj i cili legjitimon rekrutimin e mësuesve në sistemin shkollor para-universitar.

Denoncimet tek Shqip kanë ardhur përmes telefonatave, e-maileve dhe rrëfimeve verbale. Dëshmitarët rrëfejnë se në ciklin e ulët apo të mesëm, marrja e vendeve të punës bëhet me sekserë ose me anë të “kartave” të militantizmit partiak, gjithmonë duke paguar nën dorë.

Shqip ka zbardhur edhe tabelën e “kostove” për të blerë 1 vend pune:

 

Tiranë: 3 mijë €- 3 mijë €

shkollat periferike: 2 milionë-2.5 milionë lekë

cikli 9-vjeçar: 3.7 milionë lekë

gjimnazet: mbi 6 milionë lekë

 

Këtu duket qartë dhe standarti europian i kryeqytetit, ku preferenca e shitjes së vendeve bëhet me Euro. Duke llogaritur rrogën e një mësuesi (diku te 45mijë lekë) i bie që vitin e parë ai të punojë për të shlyer “kredinë”.

Ndër dëshmitë që sjell gazeta Shqip, është edhe ajo e një mësueseje nga Berati e cila rrëfen se gjatë zgjedhjeve të 2009-s 1 vend pune këmbehej edhe në natyrë, pra me vota. Sipas saj, 1 vend mësuesi këmbehej të paktën me 20 vota.

“Dhe dritë e diturisë, përpara do na shpjerë...”

 

k.c.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.