Medvedev i fal personalisht Pussy Riot

Postuar në 15 Shtator, 2012 08:59

Polemikat rreth aktgjykimit të Pussy Riot, (grupit të vajzave që kënduan një këngë kundër Putinit dhe p rkëtë u dënuan) morën një kthesë të papritur kur Kryeministri rus Dmitry Medvedev dha një deklaratë mjaft të papritur në lidhje me rastin në fjalë, siç raporton Pravda.

"Një grup i njohur vajzash ka qenë në burg për një kohë të gjatë – edhe kaq është tashmë një dënim i rëndë për atë që ato bënë," tha Medvedev gjatë një takimi me aktivistët e partisë "Rusia e Bashkuar" në Penza të Rusisë. "Nëse ne flasim për thelbin e aktit të tyre, atëherë, sipas mendimit tim, dënimi që kanë kryer deri tash është mëse i mjaftueshëm. Qëndrimi i tyre i mëtejshëm në burg është kundërproduktiv. Sipas mendimit tim, një dënim me kusht do të ishte i mjaftueshëm në këtë rast, "shtoi Medvedev.

Padyshim, kryeministri dhe kryetari i partisë në pushtet Rusia e Bashkuar ka shprehur në këtë rast mendimin e tij personal. Por, analistët po përpiqen të kuptojnë nëse kjo lëvizje është për të zbutur kritikat e shumta ndaj Putinit pas egërsisë gjyqësore ndaj vajzave që thjesht kënduan një këngë kundër pushtetit. Kthesa që mori çështja e tyre me mbështetjen e shumë artistëve, veprimtarëve e liderëve të botës, është kthyer në një kokëçarje të panevojshme për Putinin, që edhe pa to, është mjaft i anatemuar për tendencat e tij autokratike të drejtimit të pushtetit.

k.c.

Comments

Submitted by Anonim2 (not verified) on

<p>Keta qafiret nga Rusia (dyshja Putin - Medved) po Luaje pjesen e policit te keq dhe policit te mire. Njeri i denon me ashpersine idiote autokratike alla putineske dhe alla Berisha I pare - pyesni Sandrin per kete variant - tjetri I leshon keto vajza trime per gjoja aresye humane. Eshte nje loje qe behet kryesisht per efekt te opinionit nderkombetar dhe mund te thuhet se eshte I gjetur. Ky idioti yne putinar as kete loje nuk arrin luaje - kuptohet qe nuk ka perse pasi deri me sot si ka hyrre ndonje gjemb ne kembe nga &quot;miqtë&quot; tanë nderkombetar. Shqiperia jone e mjerë ngelet nje vrimë e zezë e harruar nga bota dhe koha ku çdo satrap oriental mund te sundoje pa qeder derisa ka mjaft para per te blere e korruptuar cdo te mjere apo faqezi dallkauk e pseudo-intelektual (nenkupto Zheji/Çili/Fevza/Islami .... Dhe lista zgjatet pa mbarim - mund te fusni ne kete listë te gjithe ate maskarenj qe firmosen letrat e paturpshme antiopozite apo &quot;intelektualet &quot; e Bashes per kryebashkiak.) P.s - mbajini mend mire emrat e ketyre ndyresirave pasi neser do te Jene po keta qe do jene miqtë me te mire te Rames dhe mbeshtetesit e pushtetit te rradhes dhe s&#39;do te lene gjë pa thënë kunder regjimit te ....</p>

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.