"Pafajësia e Myslimanëve", ka diçka për të thënë edhe myftiu i Shkodrës

Postuar në 15 Shtator, 2012 15:59

“Pafajësia e myslimanëve”, filmi amator që ka sjellë revoltat e dhunshme antiamerikane të ditëve të fundit – merr reagimet e para edhe në Shqipëri. Ato vijnë nga Shkodra. Myftiu i atij qyteti e ka përmendur filmin në fjalë gjatë asaj që quhet “falja e hytbes të premten” në Xhaminë e Medresesë së Djemve në Shkodër. Kleriku - (quhet imam Muhamet Sytari) - e ka cilësuar këtë film si “fyerje” duke theksuar se është një gjë e gabuar “të ndërhysh në shenjtërinë e të tjerëve”.

Sipas medieve lokale të Shkodrës, TV 1 Channel dhe TV Rozafa myftiu shkodran është shprehur: “Kështu jemi të alarmuar të gjithë ne dhe duhet të alarmohemi në këto ditë kur shohim dhe dëgjojmë se ata të cilët u përpoqën ta vrisnin dhe ta eliminonin fizikisht Pejgamerin tonë sa ishte gjallë, sot kanë bërë një film, filmin e turpit të tyre. Dikur bënin karikatura dhe karikaturat u dolën për hundësh atyre dhe kujdestarëve të tyre. Tani bënë një film. Ato të cilët menduan të lëndonin Pejgamerin tonë, në të vërtetë kanë prekur shenjtërinë e çdo feje në këtë botë...”.

Kleriku në fjalë njihet për faktin që në ritet javore lokale ndërton fjalime të bazuara edhe në debatet politike të ditës. Gjatë ditëve të përmbytjes së qytetit vitin e kaluar gjatë ritit tradicional të së premtes Sytari iu drejtua kryetares së Kuvendit, Topalli: “Nuk çmenden lumenjtë zonja kryeparlamentare, por janë njerëzit që janë çmendur, ashtu siç ndodhi më 1967-n”. Një ditë më parë Topalli, teksa fliste lidhur me situatën në Shkodrën e përmbytur ishte shprehur: “Lumenjtë janë çmendur, janë tërbuar. Nuk kishte ndodhur ndonjëherë më përpara ajo që po ndodh, ka dy muaj që po na bie shi pa pushim”. – A.N.

Comments

Submitted by Ilir (not verified) on

injoranca nuk ka emer. E kishte mire Enver Hoxha ne lidhje me fene

Submitted by SULLTAN MURATI (not verified) on

injoranca me perkthy pej arabishte do te thote xhahil - i paditun, krejte koha para Islami ish xhahilijet -injorance , kur erdhi Muhammedi a.s erdh  edhe ditunija me te para 1000 vjeteve u hap universiteti al azhar n Kairo apo jo , universitetet e juve pej kujt i kane marre mesimet edhe ku jane hapun zotri , e E nver H. ashte e mbetet n Histori si ni Shejtan nr 1 i shqiptareve

Submitted by Anonim (not verified) on

Mund te na thuash se cfare domethene  - a.s. ??? - ne injoranteve qe se dijme cfare titujsh ka pasur profeti juaj??

Submitted by bobi (not verified) on

C'e ka gjete Shkodren e shkrete!

Nga nje promotore e europianizimit te Shqiperise deri para Enver Hoxhes, ne nje promotore te arabizimit te Shqiperise pas Enver Hoxhes.

Submitted by Arben Çokaj (not verified) on

Myftiu i Shkodrës të hajë atë kafshatë bukë, që i del nga puna me fenë e të mos na bëjë filozofi ..... Myftiu bën mirë ta ulë pak zërin e altoparlantëve në Shkodër, se po tremb njerëzit në rrugë, duke bërtitur për të shprehur frikën e brendshme të tij dhe duke iu përgjëruar një feje primitive, të ardhur me dhunë nga pushtimi turk.

Submitted by antishqiptari (not verified) on

ndersa ti Arben Cokaj, ben mire te shohesh punen tende dhe te mos fyesh ato qe te tjeret i kane te shenjta. Gjithashtu druaj se qejfi yt per te qethur te drejtat per frymemarrje shpirterore te te tjereve, do ti jape ndnj kokekrisuri deshiren dhe te drejten per te qethur te drejten tende per frymemarrje fizike.

Submitted by Arben Çokaj (not verified) on

Anti-shqiptari ti që në pseudonim na ke qethur ne shqiptarëve se je kundra nesh. Por unë jam nga ato shqiptarë që nuk u trembem antoshqiptarëve, të cilët përdorun metoda të ndryshme për të na rrënuar si komb, e këtu përveç politikanëve kusarë që vjedhin çdo gjë, futen edhe fetarët e fesë së pushtuesit turk, të cilët janë si ti kryekobure dhe na kërcënojnë me jetë.

Nëse islami ka ardhë me dhunë e vrasje dhe iu është imponuar shqiptarëve kështu, unë nuk po kërkoj të përdoret e njëjta dhunë për ta hequr atë, siç bënë grekët e serbët, por duhet të gjendet një mënyrë arsyetimi në shërbim të integrimit euro-atlantik të vendit tonë, ku islamistët si ti janë antishqiptarë dhe kundër. Pra, ne duhet të gjejmë rrugën si komb për të ulur ndikimin negativ të fetarëve kamikazë dhe antishqiptarëve, në mënyrë që të integrihemi dhe zhvillohemi si komb.

Submitted by Antonim (not verified) on

Te dashur joprimitive,

imami ka folur ne xhami, brenda nje territori fetar, per nje problem te perseritur antifetar. Ku duhet te flase imami per pune fetare qe te mos shqetesoheni, ne parlament, ne teater, ne shesh? Po mire, vlen si sugjerim. Qe ketej, e sot, ne sheshe, se ne xhami eshte primitive te flitet per fe.

Meqe ra fjala, te cuditshem keta muslimanet. Po si nuk e kane tallur, poshteruar, denigruar qofte edhe nje here Jezu Krishtin?

Primitive hesapi.

Submitted by SULLTAN MURATI (not verified) on

si duket ky administratori koka islamofob e nuk i publikon thanjet e muslimaneve po vetem t armiqve t muslimaneve

Submitted by Osumi (not verified) on

Ky imami me thone ca miq shkodrane eshte djali kengetares Violeta Zefi, katolike - ne Shkoder s'jane te zotet te nxjerrin as edhe nje imam mysliman, por ua marrin hua katolikeve ha ha ha, gallate fare...

Submitted by feriti (not verified) on

Mekujtohet ne fillim vitet 90-te kam biseduar me te ndjerin Sabri Koci,nder te tjera e pyeta pse ne muslimanet nuk kemi ritet tone,peshperitje,ndezje qirinjsh,tip meshash qe i kane katoliket dhe ortodoksit.I kemi tha,por nuk jane perkthyer akoma nga arbishtja.

Submitted by antishqiptari (not verified) on

Mos genje more Ferit. Cilido musliman qe di 5 gjera, e di se ne fene islame nuk ka pershpirtje, qirinj, mesha, trupdhe gjak te Krishtit e me the te thashe.

Islami keto gjera i konsideron jehona te paganizmit.

I ndjeri Sabri Koci, qe ZOTI e meshirofte, ishte se paku nje njohes i mire i bazave te besimit, keshtu qe nuk ka shanse t'a kete thene kete xhevahir, qofte edhe me shaka.U

Add new comment

Plain text

• No HTML tags allowed.
• Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
• Lines and paragraphs break automatically.