Zgjidhja ekonomike sipas Shkëlqim Canit, atij që mund të jetë Ministri i ardhshëm i Financave i PS: “të kërrejmë doktorin!”

Postuar në 16 Shtator, 2012 04:47

Ish Guvernatori i BSh, Shkëlqim Cani ka propozuar një plan me 3 rrugëzgjidhje të qeverisë së ardhshme socialiste, në të cilën ai pritet të jetë ministër Financash: inventari i gjendjes, marrëdhënia me biznesin dhe ringritja e fshatit.

Këto 3 pika Cani i ngriti në Forumin Ekonomik të PS. E para është marrja e pushtetit më 2013 vetëm përkundrejt një inventari të saktë dhe të përpiktë të gjendjes. Personat fajtorë, abuzues, mashtrues t’i çohen drejtësisë. Si pikë të dytë Cani propozoi marrëdhënie të riformatuara me biznesin. Biznesi të jetë partner i qeverisë, por jo ai korruptiv, jo ai i oborrit e jo ai kriminal. Madje Cani ka kërkuar që këta t’i shkojnë drejtësisë. Si pikë e tretë do të jetë nxjerrja e fshatit nga gjendja e mjeruar ku është katandisur, duke ia 5-fishuar buxhetin e duke stimuluar kreditë për fshatin.

Nëse opozita vjen në pushtet, kush ka abuzuar me financat publike do të ndëshkohet, kush ka abuzuar me paratë do t’i merret paraja e fituar në mënyrë të paligjshme dhe do ndëshkohet çdo biznes kriminal.

Në fjalën e tij, Cani kujtoi Doktor Adhamudhin e Çajupit i cili “thoshte: e ke të sëmurë njërin sy, kërreje, të shpëtosh tjetrin. Ne urgjentisht duhet të kërrejmë doktorin që të shpëtojmë ekonominë”

n.s.

Comments

Submitted by done (not verified) on

Ti ben shaka por une e interpretoj ndryshe. Qellimi i vetem i ketyre eshte te heqin Berishen qe te vijne vete ne krye te sofres. Dhe pastaj e dine vete, se i ka marre dhe uria vane 7 vjet ne opozite. te gjitha ato qe akuzojne shiko kur ti bejen vete. Ju plasi ketyre se s'ecen ekonomia.

Submitted by Leonardo (not verified) on

Duhet ta besojmë se deri më sot nuk ika dalë ndo një gjëmbë në këmbë dhe është një specialist që sa herë ka dalë në debate ka diskutuar si ekonomist dhe jo si i thotë kryetari është i respektuar

Submitted by Anonim (not verified) on

Ne shkrimet e javes se kaluar lidhur me klasifikimin e ekonomise shqiptare ne raportin e Forumit boteror ekonomik vlen te permendet fjala e Erion Braces e botuar ne disa te perditshme ne mos gaboj ne te njejtin seminar ne Tirane ...

Po te lecitesh me kujdes publikimn e Forumit Ekonomik Boteror  - e bukura e ketij klasifikimi qe edhe Brace (apo Mero e te tjeret ) ndoshta nuk e di apo nuk e thote ketu, eshte qe burimi Shqiptar i informacionit per te bere kete studim/klasifikim per Shqiperine mesa duket eshte ...- "guess who" - Artan Hoxha (me sakte OJQ e tij, qe i sherben Berishes dhe klanit te tij edhe ne kete menyre tejet me tinzare.
Pra nese te dhenat reale ekonomike do te jepeshin nga nje burim i paanshem (jo berishian) edhe keto renditje  do te ishin ku e ku me keq - ndoshta njesoj si atote Greqise fqinje.

Pra Berisha 2 pasi ka zaptuar me dhune (karrot e kerbac) gjithe pushtetet e vendit (1,2.3.4.5), pasi e ka katandisur gjyqesorin ne nje ent privat qe jep viston ligjore te cdo krimi te tij 9ekonomik e penal), pasi ka hedhur me qindra miliona te taksapaguesve shqiptar per lobimin e regjimit te tij neper bote - me ane te maskarenjve si puna e Hoxhes prej Durresi manipulon te dhenat dhe statistikat e ekonomise shqiptare per te mashtruar dhe grabitur me tej pasurite e vendit dhe siguruar forcimin e sulltanatit te Bishse se Vicidolit.

Keshtu qe ne fakt Artan Hoxha i ben pune me shume pune merhumit ne rrolin e tij si manipulator dhe propagandist i regjimit sesa si presidento/spiun i tij. Kjo eshte pra teoria e dobicit nga vicidoli  -"win win" ne cdo lloj  forma apo varianti e kombinuar me ate tjetren qe "pas meje le te behet qameti."

Add new comment

Plain text

• No HTML tags allowed.
• Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
• Lines and paragraphs break automatically.