1 qese miell shkarkon 20 policët që... u gjendën rrotull vendit ku u godit makina e Kryeministrit

Postuar në 16 Shtator, 2012 08:13

20 efektivë policie të komisariatit 1 (ndër ta edhe shefi i grupit të gatshëm) janë zhveshur për shkak të qeses me miell të hedhur mbi makinën e Kryeministrit nga dy ish-të përndjekur politikë, Agim Kollçaku dhe Skënder Tufa. Siç njofton shqiptarja.com urdhëri është firmosur dje në mesditë nga drejtori i Policisë Burgaj. Motivimi: “u përgjumën, lanë zbuluar eskortën”. Burime të brendshme thanë për gazetën se është pezulluar krejt grupi i gatshëm së bashku me policët qe gjendeshin në atë kohë në vendngjarje.

Vetë “agresorët ” u shoqëruan në rajon për t’u marrë në pyetje për t’u lënë të lirë më pas nga policia. Ata pretendojnë se janë keqtrajtuar dhe fizikisht nga policia (normal, prej tyre ‘u pushuan’ 20 vetë nga puna.)

Lajmi i vërtetë brenda lajmit, është se Kryeministrin e mbrokan përveç truprojeve të veta edhe të paktën 20 policë (përveç makinës së blinduar që kemi blerë për të), kudo që të gjendet. Shumë a pak? Kjo varet nga rreziqet reale që mund të ketë Kryeministri, por për të cilat nuk është folur ndonjëherë publikisht. Publiku meriton të dijë nëse dikush a diçka kërcënon kaq shumë Kryeministrin e vet.

Nga “incidenti” i miellit nuk ka pasur asnjë dëm, përveç dëmit emocional, pasi sipas shqiptarja.com, dëshmitarët rrëfejnë se Kryeministri është trembur shumë.

k.c.

Comments

Submitted by hekuran (not verified) on

Caligula e emëroi kalin e vet senator, madje donte ta bënte konsull, por senatorët s'e lejuan, meqë tashmë e panë kush po qeshte me shakanë.

Submitted by bio-metri (not verified) on

Pse nuk shkarkohet ministri i rendit dhe drejtori i policise per vrasjen e nje komisari policie{ por shkarkohen 20 mjerane per nje qese miell{ Ky eshte shteti i se drejtes? Jo, ky eshte shteti i plehut

Submitted by 100 Vjet Pavarsi (not verified) on

Sepse nje minister nuk mund te behet bodigarti i cdo polici ne cdo cep te shqiperise. Ti o Budall-Meter nuk ke degjuar ndonjehere se detyra e Policit parashikon edhe rrezikun e jetes fizike te tije? Ku eshte paralelja qe ben me Kryeministrin? Ceshtja e qeses me miell qendron ndryshe. Kesaj rradhe mund te kishte qene miell por ne rast tjeter mund te kish qene bombe a arme vdekje-prurese. Mund te kish qene dhe nje akt terrorrist me pasoja fatale. Nuk ka rendesi ishte miell apo domate, rendesi ka se nuk ka siguri nje Kryeminister ne mes te Tiranes!

Polici i vrare ne krye te detyres pardje eshte nje krim qe mund te ndodhe kudo dhe kurdo nga elementet kriminal. Nuk ka faj nje minister qe ka kriminele neper rruge. Ndryshe nuk do te nevojitesh policia fare....

Kemi edhe disa eksponente Rrugace qe kane bere keqtrajtim te Deputeteve para Kuvendit te Shqiperise. Pervoja ka qene dhe menjanimi i ketyre fenomeneve eshte rol e detyre e policise. Mund te ishin izoluar keto elemente ektremiste nga vendngjarja para Kuvendit. Ne cdo shtet normal kjo pune behet nga policia si parandalim. Nuk hyn ketu fare shteti policor. Edhe ne Demokraci ka kercenim te jetes, biles ne Demokraci eshte nje sfide me e madhe se ne diktature sepse ne diktature frika nga shteti eshte ne nje fare menyre frenues. Bodygartet e kryeministrise pergjigjen per jeten fizike te Kryeministrit por informacionet dhe punen e rendomte te sigurimit te terrenit e ben policia. Ata police jo vetem qe kane treguar neglizhence ne detyren e tyre por edhe kane lejuar me paaftesine e treguar nje rrezik te mundshem qe ne rast te keq mund te kish qene fatal. Ata police jane ushtaret e rendit dhe e kane per detyre 24 ore ne jete te jene vigjilent karshi fenomeneve kriminale. Ata police paguhen per te siguruar jeten e banoreve Shqiptar dhe per kete paguhen nga taksapaguesi. Ata police qe kane qene rreth e rrotull jane bodigartet e vertete te Kryeministrit ne llojin e detyres se tyre.

Masat disiplinore jane e pakta qe duhen kryer. Nuk ka rendesi fare se jane 13 police apo 20 police me po kaq familje nga pas. Jeta e Kryeministrit te vendit eshte i nje rendesie kapitale e kombetare. Kryeministri i nje vendi te Natos eshte post politik shume delikat edhe per interesat e ngajrjet nderkombetare. Masa disiplinore eshte minimumi i reagimit institucional sepse nuk mund te ekzistoje ne mes te Tiranes, apo me keq akoma, perpara Kuvendit te Shqiperise mentaliteti anadollak i mos-kokecarjes ndaj detyres qe paguhesh.

Submitted by luani (not verified) on

Hahaha, paske frike se mos te vrasin kryeministrin tend? Po nuk bie rrufeja ne hale mor djale...

Add new comment

Plain text

• No HTML tags allowed.
• Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
• Lines and paragraphs break automatically.