Gjithçka "shqiptare" në këtë histori. Përveç prokurorit! Të jetë kjo arsyeja pse këta të tre janë në qeli?

Postuar në 17 Shtator, 2012 03:19

Hamiti, sipas prokurorit, dyshohet se ka tentuar t’i tejkalonte limitet e autorizimeve zyrtare dhe të përfitonte paligjshëm një BMW X5 ose 30 mijë euro. Krejt kjo, thuhet të jetë bërë me synim të aranzhimit të ndryshimit të statusit të një prone të paluajtshme nga “zonë e gjelbër” në “zonë ndërtimore”, në dobi të Dritëro Kadollit, pronarit të kompanisë “Capital Ring”, që vepron në Prishtinë. Ademi dhe Rama dyshohen se si kryes apo bashkëkryes kanë tentuar që vetes apo personit tjetër t’i sjellin pasuri të kundërligjshme, duke e përdorur forcën apo kërcënimin e rëndë... Ndaj të treve tashmë është shqiptuar masa e paraburgimit prej 30 ditësh, me arsyetimin se po të jenë në liri ata mund t’i kërcënojnë dëshmitarët që lidhen me rastin..."

Ky më sipër është një raport i së përditshmes së Prishtinës, Koha. Flet për kryetarin e Kuvendit Komunal të Prishtinës (pak a shumë si kryetari i këshillit bashkiak në Tiranë) Sami Hamiti që aktualisht është në...qeli dhe për dy biznesmenë Agim Ademi dhe Muharrem Rama, mbi të cilët rëndon një akuzë korrupsioni e dënueshme në Kosovë nga një deri në nëntë vjet burgim.

Një zyrtar i lartë në burg? Dy biznesmenë gjithashtu? Korrupsion, automjete luksoze? Gjithçka duket "shqiptare" në këtë histori përveç... ndëshkimit. Ngjan thuajse e pamundur që këta të tre paskan përfunduar në qeli. Por puna "sqarohet" nëse lexon...emrin e prokurorit. Ai është i huaj. Është një prokuror i EULEX-it dhe quhet Pascal Persoons. - A.N.

 

Comments

Submitted by I-Liri (not verified) on

<p>&nbsp;&nbsp;&nbsp;&nbsp;&nbsp; PROPOZIM :</p><p>&nbsp;&nbsp; Duke ditur se numri i gjykatesve ne Shqiperi eshte rreth 350 vete, propozoj qe per te luftuar krimin e vetmja menyre eshte:-Te vijne gjykates nga vende te ndryshme europiane per te drejtuar gjyqet ne Shqiperi. Gjyqtaret tane te sherbejne vetem si ndihmes . Kjo te pakten per 10 vjet. Ndryshe te gjithe kriminelet pas tre-kater vrasjesh do te denohen vetem per armembajtje pa leje.</p>

Submitted by bio-metri (not verified) on

<p>Cudi si e paska zbatuar policia e Thacit kete urdher te prokurorit dhe e pasek arrestuar kete ne foto (ia shihni prangat ne duar??)... Nuk merr pak shembull nga Saliu, Thaci dhe te mos e zbatoj fare urdherin e prokurorit per arrestim?? Merr shembull Thaci, merr.. Saliu nuk e zbatoi urdherin as kur behej fjale per vrasjen e 4 veteve e jo me per nje BMW 30 mij euro</p>

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.