Gjyqtari që liroi vrasësin e komisarit ka liruar të tjerë si ai, - raportojnë gazetat. Por po e hetojnë për… çështje procedurash

Të përditshmet janë ndalur sërish sot në çështjen e kryetarit të trupit gjykues që ka liruar personin që vrau komisarin e Shijakut. Ky gjyqtar quhet Neritan Tabaku. Sipas reporterëve që mbulojnë informacionin nga gjykatat në mediat e Tiranës, nuk është hera e parë që gjyqtari në fjalë firmos vendime lirimi të dyshimta. E përditshmja Shqip thotë se është i njëjti gjyqtar që ka liruar një personazh tjetër të krimit (i cili pas lirimit u vra) të quajtur Klodian Saliu.
Njëherazi me këtë mediat e sotme raportojnë se për gjyqtarin në fjalë kanë startuar dy hetime, një nga prokuroria dhe një nga KLD. Po për çfarë? Sepse… nuk ka zbardhur vendimin gjyqësor për lirimin e vrasësit të komisarit të Shijakut, edhe pse kanë kaluar rreth 20 muaj nga marrja e këtij vendimi. Domethënë, çështje procedurash. Madje, "Shqipi" dhe "Panorama" e sotme raportonin që këto ditët pas lakimit të emrit të tij nëpër media, ai e ka zbardhur edhe vendimin. Afërmendsh që një zbardhje në rrethanat e sotme, është një zbardhje në rrethanat e sotme, pra pak gjasa ka që dikush i pandehur për diçka, të lerë vetë gjurmë "gabimesh" në një dokument që dihet që do 'tja hetojnë. Pra çfarë mund të dalë nga ky hetim i nisur me pyetjen "janë shkelur apo jo afatet" në përpilimin e një dokumenti? Shumë pak ose asgjë.
Ndoshta më me interes se kjo "shkelje proceduriale " do ishte të rishikohej një nga dëshmitë e një personi të penduar të asaj që në zhargonin e kronikave të zeza të gazetave quhet "Banda e Durrësit". Ky person quhet Adriatik Coli dhe mes dëshmive të tij gjendet edhe ajo që për lirimin e Klodian Saliut u paguan 200 mijë euro ryshfet. Ai nuk thotë se kujt iu paguan, por një hetim serioz mund ta nxjerrë këtë gjë, nëse "zelli për hetime" që vihet re këto ditë është dëshirë e vërtetë për t'i thënë stop këtij degjenerimi të shtetit nga krimi. – A.N.
Comments
Te nderuat lexues, komentues
<p>Te nderuat lexues, komentues dhe te tjere. Ju po e shikoni çdo dite rreshqitjen e shtetit shqiptar te Shqiperise drejt gremines. Ai po rreshqet jo embel, por me zhurme. Kush ka veshe e degjon kete daulle qe bie. Nje frike e brendshme me thote se dite te zeza na presin. Mjere brezi i ri qe duhet ta perballoje kete dite te zeze. Ngado ta analizosh situaten, ngado ta kapesh problemin, situata duket keq.</p>
Add new comment