Majko është kapur në befasi nga raporti i OSBE-së; analistët po se po

Raporti i OSBE-së ka bërë përshtypje, pasi ishte pazakonshmërisht i ashpër me qeverinë. E përditshmja Shqip kish veçuar nga ky raport parashikimin e “zgjedhjet e ardhshme do të jenë të egra”, dhe parashikimin tjetër se “do të ketë apelime të shumta post zgjedhore, rrjedhimisht përsëritje zgjedhjesh në një numër zonash”. Në këtë kuadër kish intervistuar Pandeli Majkon, i cili nuk e fshihte se ish kapur në befasi nga tonet e ashpra të këtij raporti. “Trajtimi [që na bëhet në raport] është kaq i ashpër, ku mungon vetëm fjalia që qeveria ka për të bërë atë që pritet të bëjë me zgjedhjet… manipulimin industrial të tyre... Më qartë nuk ka se çfarë të thuhet! Ajo që ‘mungon’ në raport është kujdesi diplomatik për ta rrumbullakosur deri diku situatën politike dhe administrimin e zgjedhjeve. Ka paragrafë të tij që janë ‘dinjitozë’ për regjime qeveritare, ku votimi është formalitet… Titulli i pjesës së fundit me titullin ‘Rruga përpara’ ka tiparet e humorit anglez, pasi vetëm ‘rrugë’ nuk është. Do ia vlente të quhej ‘Moçali që ju pret’”.
Shqipi ka publikuar dhe prononcimin e opinionistëve të vet. Skënder Minxhozi thotë: “Sa u përket zgjedhjeve të vitit të ardhshëm, raporti i OSBE-së tregohet realist kur parasheh një fushatë të egër dhe një proces të vështirë retifikimi të rezultatit. Berisha dhe Rama garojnë për një poltron të vetëm. Është me shumë gjasë gara e fundit për njërin prej tyre, e kjo i bën veçanërisht tinzare zgjedhjet e ardhshme.” Ndërsa Mustafa Nano: “Për të bërë parashikimin se “zgjedhjet shqiptare të radhës do të jenë të egra”, do të mjaftonte inteligjenca e një fëmije. Është si “të parashikosh” se nesër gazetat do të dalin në treg. Mirëpo ndryshon puna me parashikimin tjetër, se “do të ketë përsëritje zgjedhjesh në një numër qendrash e zonash elektorale”. Në fund Andrea Stefani: “Ajo që deklarohet në raportin e OSBE-së është tepër shqetësuese. Sepse është pohuar, në thelb, që edhe zgjedhjet e vitit të ardhshëm kanë pak shanse të jenë ndryshe nga ato të viteve të mëparshme. Pra të mos jenë të lira e të ndershme. Duke nënvizuar mbifuqinë e liderëve politikë, raporti i OSBE-së ka pohuar dështimin e sistemit të institucioneve që, normalisht, duhet të ketë aftësinë të pengojë liderët e këqij politikë të bëjnë shumë dëm. Por duke pohuar një gjë të tillë, raporti i OSBE-së ka pohuar edhe dështimin e OSBE-së në Shqipëri.”
Re.Pu.
Comments
Është me shumë gjasë gara e
<blockquote><p>Është me shumë gjasë gara e fundit për njërin prej tyre, e kjo i bën veçanërisht tinzare zgjedhjet e ardhshme</p></blockquote><p>Keshtu duhet te ishte dhe 2009, po ja qe nuk u be. Pikerisht se njerez si Minxhozi vrapuan te shkruanin gjera te tipit "Rama nuk eshte perfekt, po kete kemi, nuk e nderrojme dot". Edhe tani apologjistet e tyre, Cili nga njera ane, Muc Stefanet nga ana tjeter do vrapojne ti mbrojne lideret e tyre. </p><p>As mos mendoni qe ndonjeri prej tyre do iki ne 2013, politika eshte biznesi me i mire ne Shqiperi e vetem te jesh budalla te lesh leke rrugve kot qe ti marrin te tjeret. </p>
Nuk po kuptoja fare se
<p> Nuk po kuptoja fare se c'po ndodhte me kete politikan PS-ist,Majkon.Na coroditi fare me levizjet e tij prej nje "lavjeresi" oresh te murit.Por para nja dy ditesh degjova nje orkester "popullore" qe me ato vegla "muzikore" krejtesisht te c'akorduara ia kish nisur nje "tallavaje" per pese pale qejfe(qejfi nuk ish i imi,por i muzikanteve qe u binin teneqeve te tyre!!). Pra, edhe ketij Majkos i eshte c'akorduar tasiera,se ben t'i bjere notes "DO" i del "SOL"!!!! Nje tallava e vertete edhe ai avazi i tij! Vecanerisht ajo "kabaja" e tij me kernete "Lulo mor mbreti ine,lule Zogu ine!"</p>
Add new comment