E vrau keqbërësi apo shteti komisarin? – pyet Fevziu dhe Nishani është gati: Ndaj pra do ta ndërrojmë procedurën për gjyqtarët…

Postuar në 21 Shtator, 2012 06:56

Qeveria dhe/ose presidenti do venë dorë mbi drejtësinë për qëllime të ngushta politike? Bah, kush e tha këtë? Lëvizje do bëhen, po këto janë të lidhura… me vrasjen e komisarit të Shijakut përshembull.  Kjo vrasje që i ka vënë një tjetër gur përsipër murit të lartë që ka ndarë politikën dhe drejtësinë nga interesat e publikut, bëhet (pikërisht në emër të këtyre të fundit) edhe një shkak shumë i volitshëm për të ndërruar gjyqtarë dhe struktura. Ja 'si e sjell biseda' në studion e "Opinion", pra si i qaset kësaj reforme të re Presidenti i Republikës gjatë intervistës dje në mbrëmje me gazetarin Blendi Fevziu:

B.F. - Kush e vrau z.Tahiri, një person, një keqbërës apo shteti që nuk kishte vepruar ?

B.N. - Dora e këtij krimineli pa dyshim, por fakti që shteti nuk ka vepruar ndaj këtij vrasësi sigurisht që ka një përgjegjësi dhe duhet të bëhet një hetim për këtë çështje.

Ka masa konkrete?

Në rastin konkret KLD-ja prej disa ditësh ka nisur një hetim të çështjes. Garantoj që në këtë rast së pari do të bëhet publike çdo evidentim, çdo provë, çdo qëndrim në mënyrë që qytetarët të kenë mundësi të shohin si KLD mban përgjegjësitë e drejtpërdrejta. Edhe rastet e mediave do të shërbejnë si prova.

A po krijohet një sistem drejtësie që po shkalafitet?

Konstatimi juaj është i saktë. Kjo është arsyeja që para disa ditësh në një takim që pata me anëtarët e Gjykatës së Lartë ju kam kërkuar një angazhim të drejtpërdrejtë, qoftë në aspektet penale, dhe atyre civile. Ata duhet të kenë të përcaktuar qartë kolonën mbi të cilën do të marrin vendimin. Çdo shmangie nga kjo procedurë e unifikuar, KLD ka të drejtën të ndërhyjë.

Çfarë mënyre do të përdorni që transferimi i gjyqtarëve të mos blihet?

Është pjesa më e rëndësishme transferimi i gjyqtarëve. Nëse ke një procedurë të përcaktuar, nuk mund ta shkelësh atë… Kjo gjë do të bëhet brenda një afati të shkurtër të mandatit tim dhe do të jetë i arritshëm dhe publik. (A.N.)

Comments

Submitted by une, kokepalari... (not verified) on

<p>Je pak pusht ti Fotaq... eshte batuta e atij filmit.. Je shume pusht ti Sali - eshte batuta qe i shkon diteve te sotme. Dhe akuzojne pastaj opoziten qe &quot;politizon ngjarjet&quot;.</p>

Submitted by Lexuesi i coroditur (not verified) on

<p>Me ato filmat ma kujtove edhe mua &quot;Cucen e Maleve&quot;.Deshmitari u pyet ne hetuesi dhe pastaj u vu para pergjegjesise penale per deshmi te rreme dhe deklaron:&quot; ..Gjindje pa shkolle or ti zoti hetues,ene ne e kam ba e kam ba vec e prej padijes,padijes zoti hetu...uus!&quot;</p><p>Pse e torturoi kot zotin president ai &quot; zoti hetues&quot; i oborrit,Fej-ziu,gjuha shkon ne cdo drejtim,thote edhe keshtu edhe ashtu,sepse per te ka rendesi qe shefin e policise e vrau krimineli &quot;i liruar&quot; nga gjyqtaret e &quot;emruar&quot; nga ish presidenti Topi,&nbsp;me propozim te ministrit te &quot;drejtesise&quot;,marre nga lista e miqve&nbsp; te kryeminstrit vigjilent e sypatrembur. Si s&#39;ka turp te turperohet.Vetedemaskohet ne kete fare feje gjithe ai &quot;burre shteti&quot;,ai president i madh qe &quot;u zgjodh &quot;demokratikisht e me kushtetute&quot;nga kartonat jeshile te mazhorances. Thone latinet: &quot;VOX POPULUS,VOX DEI&quot;,por tek ne degjohet vetem &quot;zeri i padronit&quot;.....,populli ta po ja ngjon avazin mbrapa &quot;zerit&quot; te Zotit(DEI) qe &quot;marrte nga ditet tona!&quot;Shenim: kete te fundit&nbsp;e thote presidneti dhe z.Toptani,me falni z.Fejziu, se une s&#39;them dot gje!</p>

Submitted by Dritan (not verified) on

<p>President qe ngjan si Hitleri, dhe intervistues qe ngjan si Mussolini.</p>

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.