Lubonja lë të kuptohet që Rama veproi mirë me Njësinë 8 (por… Basha nuk duhet të ndjekë modelin e Ramës)

Sipas mendimit tuaj, si duhet të projektohet plani i ri urbanistik i kryeqytetit? - është pyetur Fatos Lubonja nga gazetarja Lorina Mixha e së përditshmes SHQIP. Dhe është ndalur te Njësia 8 ku ditët e fundit Basha prezantoi një pjesë të planit. Duket fillimisht se Lubonja shpreh pëlqim për faktin që Rama e la Njësinë 8 me shtëpi të ulëta të Tiranës së vjetër. Por edhe pse revoltohet - (atëherë pse u bë tërë ajo fushatë kundër Ramës si shkatërrues i qytetit) - pak rreshta më tej, ai rivendos shenjëne preferuar të barazimit dhe flet për raportin ndërtim-gjelbërim.
Thotë Lubonja: "…Më duket tregues i keq çështja e njësisë nr. 8, për të cilën po debatohet, ngase Edi Rama e ka lënë si zonë me ndërtime të ulëta, për shkak të ekzistencës atje të shumë shtëpive të Tiranës së vjetër. Më vjen keq që edhe Basha për të justifikuar shfrytëzimin edhe të kësaj zone për interesa të një pakice, përdor të njëjtën manovër si të Ramës dikur. E quan “zhvillim të pronës” dhënien e lejeve për të ndërtuar pallate të larta aty ku ka shtëpi të ulëta, të vjetra. Atëherë pse u bë tërë ajo fushatë kundër Ramës si shkatërrues i qytetit? Të thuash se do të ruajmë shtëpitë që janë ligjërisht historike dhe të lësh të kuptosh se në ato pranë tyre do të ndërtosh pallate të larta, kjo të kujton pikërisht planet pjesore të Ramës, që në fakt ishin krejt në kundërshtim me ligjin që rregullon raportin ndërtim-gjelbërim në një zonë të tërë e që kanë krijuar shëmtimin dhe degradimin e qytetit, për të cilin fola më lart, por njëkohësisht edhe varfërimin e atyre që kanë mbetur nën hijen e pallateve. Një shtëpie historike nuk mund t’i ngrihet një pallat ngjitur, sepse ai e zhvleftëson dhe e mbyt atë, madje jo vetëm atë, por tërë bllokun me shtëpi të ulëta rreth tij. Pallatet e ndërtuara aty-këtu sipas pazareve të pronarëve dhe ndërtuesve që e kthyen sheshin e ndërtimit në njësinë e vetme urbane janë kanceri që u përhap me metastazat e tij nëpër tërë kryeqytetin. Tani duket se këto metastaza duan të pushtojnë edhe njësinë nr. 8. Për mua ajo zonë duhet restauruar dhe rikuperuar me shumë kujdes e dashuri dhe jo të mbytet me pallatet e shëmtuara dhe pa identitet…" – A.N.
Më shumë:
http://gazeta-shqip.com/lajme/2012/09/21/plani-urbanistik-i-tiranes/
Comments
“Sipas mendimit tuaj, si
<p> </p><div>“Sipas mendimit tuaj, si duhet të projektohet plani i ri urbanistik i kryeqytetit? - është pyetur Fatos Lubonja nga gazetarja Lorina Mixha e së përditshmes SHQIP.“ </div><div>Lexojeni; eshte nje pyetje teper specifike e detajuar per njerez kopetente te zanatit: Per arkitekte, per specialiste, per kopetente. Une nuk di gje qe Fatos Lubonja te inditifikohet si arkitekt, si specialist e kopetent ne fushen e projektimit te zhvillimit te qyteteve. Mua me duket se me shume vlere ka fjala dhe oponenca e nje specialisti, arkitekti sesa e nje gazetari qe di gjithcka.</div><div> </div>
Add new comment