Mund të trajtohet si dikur Nano "elita pa imunitet" e Shqipërisë? Apo janë skenarë paranojakë?

Postuar në 24 Shtator, 2012 02:38

Genc Burimi një gazetar shqiptar që jeton në Paris (punon në Radio France Internacionale dhe shfaqet shpesh në shtypin e Tiranës me analiza kryesisht ekonomike) flet në një intervistë me të përditshmen "Shekulli" për ligjin e ri mbi imunitetin.

Thotë Burimi: "Eshte ligj i mire. Por ata qe e kane zbatimin e ketij ligji ne dore, a jane te mire? Dhe pyetja themelore shtrohet kështu: Kush i kontrollon kontrollorët? Vetësatisfaksioni për miratimin me konsensus të ketij ligji, nuk duhet të maskojë faktin që opozita tërhoqi këmbët zvarrë deri në sekondën e fundit. E detyruar nga Europa nga njëra anë, dhe e kapur « shah mat » ideologjikisht nga mazhoranca e kryeministrit Berisha nga ana tjetër, opozita s’mund t’i kundërvihej më gjatë, asaj që opinioni e quan një normalitet: të gjithë duhet të jenë të barabartë para ligjit. Fatkeqësia në këtë arsyetim, është se opinionit iu anashkalua ekuacioni: dakord, të gjithë të barabartë para ligjit, por kush e bën ligjin? Me pak fjalë, në Shqipëri na u dha këto ditë të kruajmë kockën e imunitetit, por mbahet fshehur në bodrum, llokma kryesore, ajo që mbart çelësat e organizimit të drejtësisë".
Pasi analizon një seri hipotezash se si mund të abuzohet me një ligj të tillë, nëse nuk shoqërohet me një kuadër ligjor mbi "kontrollin e kontrollorëve", Burimi i përgjigjet kështu pyetjes së gazetarit:  "Një pyetje disi naive: Europa i lejon këto gjëra?"
"Karikaturimi që të përshkova më lart i një Shqipërie me elitë pa imunitet dhe me nje sistem represiv në duar të një partie, duhet të na hapë sytë dhe jo të na bëjë të mendojmë se Europa s’do t’i lejonte këto gjëra. Ku qe Europa, kur Fatos Nano kryetar opozite u burgos nga PD-ja për korrupsion në vitet 90? Mbase e meriton, tha ajo. Mbase e meritojnë do të thotë po ashtu Europa nesër, kur t’i shohim mbarë me pranga në duar për « korrupsion », një seri personalitetesh që në fakt i bëjnë hije pushtetit.."

Më shumë:
http://shekulli.com.al/web/p.php?id=4680&kat=104

Comments

Submitted by Anonim (not verified) on

<p>Jo ai eshte avokati i zotit nano. emri nuk me kujtohet.</p>

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.