Çfarë kërkojnë ish të burgosurit politikë të ngujuar në grevën e urisë?

Mbrëmjen e së shtunës, 6 ish të burgosur politikë filluan një grevë urie në një shesh të vogël në hyrje të lagjes “Komuna e Parisit” në Tiranë. Disa media e kanë pasqyruar këtë ngjarje (përfshirë respublica.al), duke intervistuar nismëtarët e kësaj greve. Sidoqoftë, në intervistat e dhëna nga ata nuk është bërë e qartë se cilat ishin kërkesat e grevës së urisë. Sot kontaktuam me grevistët dhe na thanë se numri i të ngujuarve në grevën e urisë ka shkuar në 10 dhe pritet të shtohet. Ndërkohë, na përcollën dhe një deklaratë të grupit nismëtar të grevës, në të cilën artikulohen të plota kërkesat e tyre. Deklarata e plotë vijon më poshtë.
Re.Pu.
***********************************************************
Deklarate
Date, 23.09.2012
Ne nje grup te burgosurish politike po hujme ne greve urije per arsyet e meposhtme:
- Kaluan 21 vjet nga koha kur kemi fituar pafajsine me ligjin 7514 dt 30.09.1991, se bashku me te drejtat qe rrjedhin prej kesaj pafajsie( Konveta Evropiane te Drejtave te Njeriut, Protokolli 7, neni 3)
- Me ligjin 7748 dt,29.07.1993 na jepet e drejtave e statusit politik, qe siguron demshperblimin. Per problemet e neneve te perziera, statusi krijon komisjonin trepalesh, sipas neneve 15-18 te ketij ligji.
- Ne ligjin 9881 dt 12.11.2007 te denuaret politike trajtohen me standarte juridike te shtetit komunist. Nuk zbatohet neni 44 I kushtetutes se Shqiperise si dhe nenet 57 te kodit penal per masen e kompesimit , gje qe eshte praktikuar per pafajsine e nomenklatures se kuqe, etj.
- Ne baze te kodit penal, nje dite hetusie eshte e barabarte me nje dite e gjysem burgim. Ky fakt nuk gjen zbatim ne kete ligj.
- Ditet e fituara me punen te njohura si dite zbritje nga ligjet e diktatures zbriten ne menyre te paligjshme.
- Formula matematikore ( shtojca ne ligjin 1981) eshte e paprecedente. Diskriminon te denuaret politike. Nese kerkohet revizionimi I ligjit 7514, per rastet e denimeve te perziera kerkojme te jepet e drejta e rigjykimit per keto nene.
- Letrat me vlere te merren nga shteti dhe te zvendesohen me leke. Shtepite qe kane perfituar te denuarit te vleresohen si gjithe qytetaret e Shqiperise qe kane perfituar banese ne vitin 1992.
- Te rishikohen pesionet e te denuarve politike duke u beret e krahasueshme me invalidet e luftes.
Grupi nismetar i greves se urise:
Gjergji Ndreca
Shpetim Karamuca
Petrit Hyrjet
Asllan Patrioti
Perekli Shevi
Irak Bejko
Petrit Mukaj
Comments
Te burgosurit politike,
<p>Te burgosurit politike, kerkojne nje gje, qe skane per ta marre kurre, per arsyen sepse ate qe u takonte atyre, e kane marre te burgosurit e nje kategorit tjeter: ordinere.</p><p>Krahas kerkesave te mesiperme, te cilat jane plotesisht te drejta dhe u duhen realizuar sa me pare, ata duhet te kerkojne edhe nje gje tjeter: qe per te gjithe te burgosurit politik te behet rregjistrimi i tyre ne nje rregjister te posacem, ku te jene te detajuara edhe denimet dhe akuzat ndaj tyre. Ne perberje te ketij komisioni te kete anetare te shoqates se tyre, te pergjegjshem dhe me integritet, ne menyre qe ta marrim vesh njehere e mire se sa te burgosur politik ka pasur Shqiperia dhe ata te demshperblehen sa me pare. </p><p>Po jap vetem nje detaj: Te ishe i burgosur politik ne kohen e komunizmit, anetaret e familjes, femijet nuk lejoheshin te ndiqnin arsimin e larte. Ndersa sot na dalin profesore e doktore shkencash te asaj periudhe, dhe na dalin te persekutuar. Kesaj kategorie, jo vetem qe nuk duhen shperblyer, por edhe nqs e kane marre demshperblimin, duhet ta kthejne. Se tani na del qe paska pasur me shume te burgosur politik, gje qe seshte e vertete. Sikur te kishte pasur Shqiperia aq te burgosur politik, sa cjane rregjistruar ne Partine Demokratike, dhe gjithe grupin e djathte te partive antikomuniste, do ta kishte marre lumi Enver Hoxhen qe ne vitet '70!</p>
Add new comment