Mundet ky grumbull gurësh të ketë rëndësi sa... vrasja e një Duke? Ndoshta, - dyshon Economist

Postuar në 24 Shtator, 2012 07:50

“Vendet e Azisë kanë identifikuar një kërcënim të zymtë për interesat kombëtare, nga disa të dala toke në një cekëtinë, të shpërndara në brigjet e tyre, - shkruan në një artikull javorja Economist. Këtë verë kanë nisur një varg mosmarrëveshjesh detare ku janë përfshirë Kina, Japonia, Koreja e Jugut, Vietnami, Tajvani dhe Filipinet.
Këtë javë ka pasur trazira anti-japoneze në qytete në Kinën, për shkak të mospajtimit lidhur me një grup ishujsh të pabanuar, të njohur në Japoni si Senkakus, ndërsa në Kinë si Diaoyus.
“Kompanitë Tojota dhe Honda i kanë mbyllur fabrikat e veta. Për shkak të retorikës së nxehtë nga të dy palët, një gazetë kineze, ka sugjeruar madje që të anashkalohet diplomacia e kotë dhe të lëvizet drejt e në kursin kryesor, duke i hedhur Japonisë një... bombë atomike, - shkruan Economist dhe shton: “Kjo, falë Zotit, është një hiperbolë groteske: qeveria në Pekin po përpiqet ta kapërcjë mospajtimin me vetëdijen se interesi ekonomik do mbivendoset dhe do ruajë paqen”.
Por Economist u trembet disa paraleleve që ofron historia dhe merr shembull momentin e rritjes së Kinës dhe Gjermanisë perandorake, më shumë se një shekull më parë.
“Nëse kthehemi prapa në atë kohë, askush në Evropë nuk kishte interes ekonomik në atë konflikt. Por, Gjermania ndjente se bota ishte shumë e ngadalshme për t’i bërë vend rritjes së fuqisë së saj dhe pasionet e ashpra dhe irracionale, si nacionalizmi, arritën të zenë vend, - shkruan Economist, sipas së cilës “Kina është përsëri në ngritje, pas atyre që ajo i sheh si 150 vjet keqtrajtimi, rrethuar nga fqinjë shqetësues, shumica e të cilëve aleatë të Shteteve të Bashkuara”. Në këtë kontekst, mospajtimet për një grumbull gurësh mund ta ketë atë rëndësi sa edhe vrasja e një Duke...

Më shumë:
http://www.economist.com/node/21563316?spc=scode&spv=xm&ah=9...

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.