Shpëtim Idrizi: Grekët kanë nisur kërkimin e naftës brenda kufirit tonë

Në një intervistë të fundit dhënë për Top-Channel-in, ministri ynë i jashtëm tha se “me Greqinë nuk po diskutojmë kujfijtë detarë, por zonat ekskluzive ekonomike”. Si duhet kuptuar kjo gjë? Ministri Panariti nuk bëri shpjegime të mëtejshme, por Shpëtim Idrizi, kreu i partisë së çamëve në koalicion me PD-në dhe LSI-në, ka një shpjegim të vetin. “Çështja e kufijve detarë është e lidhur pazgjishmërisht me atë të zonës ekonomike ekskluzive”, tha Idrizi, duke saktësuar më poshtë se kufijtë mes shteteve në botën e sotme vlejnë në atë masë që vlejnë interesat që ato bartin. Ku e ka fjalën vetë Idrizi? Është ai që na e sqaron: “Greqia po luan me skenarin e faktit të kryer, pasi ka filluar tashmë kërkimin e naftës në detin Jon, dhe për herë të parë në gazetën zyrtare greke është publikuar harta e zonës ekonomike ekskluzive me Shqipërinë”. Dhe po aty, Idrizi bën pyetjet: “Mbi ç’bazë e ka bërë Greqia një përcaktim të tillë, në një kohë që s’ka asnjë marrëveshje të ratifikuar me Shqipërinë? Në cilat koordinata po bëhen kërkime, dhe pse në vitin 1994 ishte Shqipëria që kërkonte naftë në detin Jon?”
Siç shihet, Idrizi dyshon se grekët kanë nisur kërkimet për naftë në atë pjesë të detit Jon që grekëve iu dha me marrëveshjen mes qeverive e që iu rimor nëpërmjet vendimit të Gjykatës Kusshtetuese. Të jetë e vërtetë, vallë? Idrizi duhet të jetë afër burimeve që mund t’ia thonë me saktësi këtë gjë.
E.G.
Comments
Shikoni kush flet, ky cami qe
<p>Shikoni kush flet, ky cami qe po rrjep Shqiperine, dhe qahet per Greqine. Ikni se late nam, ngelet duke u marr me Grekun nate e dite, a thua ua ka greqia fajin. Jnei kaq te paafte sa strukeni pas nacionalizmave dhe patriotizmave fallco, sepse keshtu doni te shpetoni faqen e felliqur, ju dhe ata ekstremistat e AKZ, qe keni si qellim te vetem destabilizimin e Shqiperise, doni ta mbani ne kthetrat e vjeter, ju nuk doni perparimin e saj.</p><p> </p>
Ke shume te drejte Dritan.
<p>Ke shume te drejte Dritan. Keta fshihen pas patriozmit per te mbuluar deshtimet e tyre si politikane ne Shqiperi. Po t'i donte te miren Shqiiperise nuk qendronte me ate qeveri ku eshte.</p>
Megithate shenimi i
<p>Megithate shenimi i Respublica ne fund te artikullit me duket i drejte. Idrizi duhet te dije dicka perderisa shtron disa pyetje qe lene vend per dyshime.</p>
Add new comment