‘Më vrit, por shpirti im do të vizitojë çdo natë’- i thotë murgesha e gjakmarrjes një kërcënuesi. Dhe ja ç’ndodh

Postuar në 24 Shtator, 2012 14:39

Kristina Färber është një murgeshë gjermane që jeton prej 13 vitesh në Shkodër. Ajo shoqëroi në verë një grup të rinjsh në gjak në një udhëtim nëpër Gjermani, i cili përfundoi në një audiencë të Papës në Romë. (shih edhe http://respublica.al/artikuj/2012/08/02/po-pse-kjo-gjakmarrj...). Ajo është pyetur nga radio Deutsche Welle lidhur me dekretin e fundit të Kishës Katolike në Shqipëri që shkishëron të gjithë ata që vrasin për gjakmarrje. Dhe ndër të tjera në këtë intervistë tregon një episod që u ka bërë shumë përshtypje gazetarëve të huaj që e kanë intervistuar.

E pyet intervistuesja: “Sa është e vërtetë se dikush ju ka kërcënuar, duke dashur t’ju pengojë në punën tuaj të pajtimit dhe ju i jeni përgjigjur, “mund të më vrasësh, por do të të shfaqem çdo natë” dhe ai ju ka uruar jetë të gjatë?” – Dhe Farber përgjigjet: “...Unë nuk kam thënë se do të shfaqem si fantazmë, por që shpirti im do ta vizitojë çdo natë. Po. Inë i kam thënë atij gjakmarrësit, që do të vazhdoj të shkoj tek të ngujuarit prej tij dhe ai mund të më vrasë, po të dojë. Por veçse prite “vizitën” kur të jem në qiell. Dhe ai u largua pastaj menjëherë duke thërritur: “Dyqind vjeç u bëfsh”. Kurrë më nuk më ka shqetësuar”.

Më pas ajo e quan “Kanunin një fe dytësore” kur pyetet: “A kujdeseni edhe për familje muslimane, që janë në gjak?”. “Ne nuk bëjmë dallim në përkujdesje. Megjithatë konstatojmë se ne këtu kemi thuajse vetëm fise katolike, që jetojnë në gjakmarrje. Por fenomeni është i pranishëm tek të dyja fete, sepse Kanuni paraqitet gati si një “fe dytësore” – thotë Farber.

Kjo deklaratë e fundit ka patur reagime nga shoqata që merren em pajtimin e gjaqeve. Një prej tyre që quhet Komiteti Për Pajtimin e Gjaqeve në një deklaratë për shtyp thotë: “Murgesha e shquar Kristina Faber po punon me përkushtim prej vitesh kundër gjakmarrjes dhe po ndihmon familjet e ngujuara në veri të vendit. Por gjejmë shprehjen se Kanuni është feja dytësore e shqiptarëve. Si e huaj ajo është futur në thellësi të botës shqiptare por nuk ka mundur të zbulojë se ç’janë krimet e sotme që thuhet se bëhen në emër të kanunit. Ato janë në kundërshtim të plotë me kanunin...”.

Comments

Submitted by raimondi (not verified) on

Pavarsisht se e ka kercenuar , fisnik eshte treguar edhe maelsori jone kur i ka uruar ....U befsh dyqind vjec

Bravo Murgesha per punen huanitare qe ben !  God bless her !

Submitted by Dritan (not verified) on

Beni pak krahasimin midis humanizmit te nje gruaje gjermane, dhe barbarizmit te nje burri Shqiptar.

Sa larg jemi ne nga civilizimi. Qemi kaq fodulle, sa duam edhe te futemi ne Europe.

Submitted by tony (not verified) on

Me keq ardhje them se gjakmarrja po e shoqeron hap pas hapi shoqerine shqipetare qe per mua ka mbetur nje shoqeri e pa zhvilluar dhe pa e emancipuar,shume gjera te keqija qe po behen ne shqiperi po behen ne emer te kanunit,por kanuni nuk thote me vra vajza e gra.Per fat te keq eshte shteti qe nuk funksion ashtu siç duhet i cili nuk ka marre asnje mase per te minimizuar kete problem nuk zbatohet ligji ne asnje rast.Jane 20vjet qe ky fenomen ka marre permasa katastrofike dhe shoqeria shqipetare nuk ben asgje vete se drejton gishtin mbi kanunin.E mire kanuni eshte kod ligjor qe nuk duhet ekzistoje me?po ligjet e shtetit ku jane dhe sa zbatohet ato?Me kete korupsion galopant qe kemi ne,  keshtu ka per te shkuar puna jone.Keto komitetet  e pajtimit jane kthyer te gjithe ne seksere,si gjykatesit dhe prokuroret tane te korruptuar " kush paguan me shume ka te drejte"prandaj mos te presim drejtesi nga keta njerez.  Sa per moter Kristinen dote them se zoti e ka derguar prane ketij populli te shume vuajtur qe  vazhdon te vuaje nga politika mrapshte. Dhe me fjalen e saj te embel, me ndihma ekonomike te vazhdueshme, me shkollimin qe po ben femijve te familjeve ne nevoje,me ndihmesen qe po ju jep te semureve ,qe tashme shteti shqipetar i ka braktisur  ne te gjitha drejtimet ,me civilizimin qe ajo ka sjell ne vendin ku jeton dhe punon.Per mua eshte nje shembull qe ne te mesojme ta duam dhe te respektojme njeri-tjetrin.Koplimenti Moter.

Submitted by Mira (not verified) on

Dokumentari i fundit i Jennifer Baichwal, Payback (2012) perdor dukurine e gjakmarrjes ne Mirdite si nje nga shembujt per te ilustruar aspektet jo-ekonomike te borxhit sic ato konceptohen nga Margaret Atwood. Kapitullimi i shtetit para vleres se jetes, dhe mungesa e theksuar e aftesive individuale per menaxhimin e konflikteve mbi pronen paketohen ne menyre abuzuese si zbatim i Kanunit. Shume vende eksportojne ide filozofike, letrare, artistike, kulinare... si vlera me te cilat njihen, krenohen, modelohen.  Shqiperia si duket ka zgjedhur (dhe eshte zgjedhur) te eksportoje ne bote aftesine e saj per te dhunuar jeten pa pike hezitimi si asnje vend tjeter.

Submitted by Pirro (not verified) on

Drejt Mira, Shqiperia eshte nje vend i prapambetur ne kulture, art dhe sidomos filozofi. Atje te gjithe bredhin pas parase, por nevoja kryesore per shqiptaret eshte te mesojne te jetojne denjesisht, ne respekt te ambientit dhe krijesave qe i rrethojne - gje s'e kane bere ndonjehere keto 100 vitet e fundit. Jeta shpirterore eshte jeta e vertete, jo jeta materiale e nje identiteti konfuz te nje njeriu qe identifikohet ne nje trup e per rrjedhoje ne nje jete te vetme!

Kemi 4 milone banore e 30 universitete te kota; me shume se keto institucione te inflacionuara do te naduhej nje universitet i meditimit, ku mesohet yoga, reflektimi i thelle, njohja e vetvetes, respekti dhe dashuria per gjithçka!

Add new comment

Plain text

• No HTML tags allowed.
• Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
• Lines and paragraphs break automatically.