Një kandidat tjetër presidencial i djathtë në SHBA, i cili mund të varrosë shpresat e Romney-t

Virgil Goode ka qënë kongresmen republikan në një distrikt të Virxhinas për 6 mandate. Aktualisht ai përfaqëson Partinë e Kushtetutës në garën për President të SHBA-së. Emri i tij gjëndet në fletët e votimit të 12 shteteve, por është Virxhinia shteti ku qënia e emrit të tij në fletën e votimit mund të varrosë shpresat e Romney-t për vajtjen në Shtëpinë e Bardhë. Sipas gazetës Washington Post (http://www.washingtonpost.com/national/virgil-goode-campaign... ), sondazhet tregojnë se Goode ka një përkrahje prej 2% në Virxhinia, e cila mund të bëhet këtë vit si Florida e vitit 2000, ku një grusht votash përcaktuan fituesin e garës presidenciale amerikane.
Ngjashmërisht, por me kah të kundërt, në Floridën e vitit 2000, një kandidat i majtë (Ralph Nader) mori 3% të votave, duke i hequr kështu Al Gore-t fitoren nga duart. Disa republikanë, raporton Washington Post-i, shpresojnë që Goode të tërhiqet nga gara për hir të unitetit të së djathtës, por ai duket i vendosur t’i shkojë garës deri në fund.
E.Zaloshnja
Add new comment