Meta: Berisha është politikani, me të cilin kam pasur bashkëpunimin më të mirë deri më sot

Postuar në 25 Shtator, 2012 03:45

Do të hidheni në kampin e majtë, apo të mbeteni në të djathtin, në zgjedhjet e vitit 2013? – kjo është pyetja, që Meta e fut gjithmonë në llogari sa herë që pranon të shkojë për një intervistë në një studio televizive. Edhe në programin ‘Fakt’ iu bë më shumë se njëherë e njëjta pyetje. Përgjigja e Metës është e ditur qysh më parë. Është e llojit: “Në fund të katërviteve do të bëjmë bilancin e kësaj maxhorance, dhe në atë moment do të vendosim”. Mbrëmë, me Pekën, shtoi dhe këtë frazë: “Çdo përpjekje për t’më bërë mua ta bëj të njohur sot qëndrimin tim lidhur me këtë çështje do të jetë e pasuksesshme”.

Gazetari bën pyetjen tjetër: Pse s’jeni i prerë qysh tani për koalicionin e ardhshëm? Dhe Meta thotë: “Së pari, kemi ende sfida për të përballuar në këtë koalicion; së dyti, është përgjegjshmëria  dhe respekti që kam unë për institucionet {rrjedhimisht, dhe për institucionin e maxhorancës aktuale}; së treti, janë forumet e LSI-së që do vendosin lidhur me koalicionet”.

Siç shihet, janë përgjigje që nuk të lënë të krijosh një ide mbi atë që Meta e LSI-ja do të bëjnë. Dhe Meta ka për të qënë po kaq i paqartë deri në fund. Por në një gjë ish shumë i qartë mbrëmë. Kur u pyet se “si i ka qëndruar marrëveshjes Berisha”, Meta nuk demonstroi asnjë ndërdyshje: Në politikën shqiptare Berisha është personi më korrekt, me të cilin kam pasur rastin të bashkëpunoj.

Re.Pu.

Comments

Submitted by Anonim2 (not verified) on

Po perse valle e pyesni kete maskara te qelbur (meten)!!!!

Parti te tipit LSI-se dhe  individe si Meta jane te ngjashem vetem me ato krimbat e ulet parazitare qe dhjamen duke jetuar brenda (ose ne lekuren) e qenieve te tjera.

Berisha e di fort mire se cfare do te bej Meta qe ne momentin e pare qe berisha do ti jape atij  mundesine qe te prish marreveshjen ai do ta bej kete me ngazellim dhe entusiazem.

Fjalet dhe qendrimet idioteske te Metes ne fakt flasin me shume pasi Cfare meta eshte duke bere eshte dukei treguar berishes qe ai eshte i gatshem te qendroje ne kete lloj bashke-qeverisjeje deri ne fund (para zgjedhjeve). Por kjo me kushtin qe Berisha jo vetem nuk prek ose hyne ne pjese te interesave financiare dhe te aferave te fshehta te Metes dhe klanit te tij te vogel por qe ai (Berisha) nuk  kercenon apo rrezikon sot (me vendimet e tij lidhur me prokurorin e ri, KQZ, Albpetrolin etc) mbijetesen e familjes Meta dhe te ardhmen e klanit te tij. Eshte njelloj tangoje ne distance dhe ekuilibrim i forcave dhe pasojave. Meta perpiqet ta mbaje berishen ne anen e tij te mire dhe racionale pasi e di qe nje hap i gabuar i secilit prej tyre do te sillte shembjen e ahurit/barrakes/qenefit te tyre te qelbur.

Me fjale te tjera te dy keta horra i rruhen njeri tjetrit si djalli temjanit, jo vetem per ato interesa te dukshme e aferash te ndyra sot por me teper per te ardhmen dhe mbijetesen e tyre dhe ca me teper krimbave qe kane pjelle.

ketu hyn ne loje edhe opozita dhe media opozitare qe nuk mund ti lene keta maskarenj te vazhdojne kete tallje dhe kete show cingerisje nervash per te gjithe popullin shqiptar. Berisha nuk ka asnje interes te ndryshoje stil apo te leshoje ate qe ka marre, Meta nuk ka asnje ngutje ti lere gjerat te precipitojne vete - ne fund te fundit zghjedhjet vertete u japin pergjigje te gjithe ketyre ceshtjeve, por po ashtu groposin edhe gjithcka nga aferat e qelbura qe keta ndyresira kane bere ne kurrizin tone.

kjo eshte pergjegjesia e rames dhe opozites qe te mos i lere gjerat te marrin rrugen e qete te precipitimit por te presionit ne ngjitje dhe te pandalshem per te dy keta kaqol - presion me cfre do lloj forme e mjeti qe ti detyrojne te cedojne, te bejne gabime dhe te pozicionohen ne llogoren perkatese.

amullia dhe mjegulla qe ekziston i intereson vetem ujqerve.

Meta sdo te hyje ne aleance me berishen perpara zgjedhjeve (ka shume me teper gjasa qe ta bej kete me PS) por do te prese e shohe sesi do te dalin numrat e dy te medhenjve dhe pastaj do ti ngjitet pales fituese per te vazhduar grabitjen e shqiptareve si ajo ushunjeza e felliqur.

Submitted by Andon Nuriu (not verified) on

"Berisha eshte personi me korrekt me te cilin kam bashkepunuar". Dote thote se eshte personi me te cilin ka arritur te beje pazaret me te ndyra e te felliqura ne dem te shqiptareve duke futur ne xhep miliona. Ky eshte nje njeri qe mendon vetem per interesin e tij vetiak dhe bashke me Berishen kane gjetur tenxherja kapakun. Keqardhja me e madhe eshte te shohesh se si tallet me Ramen dhe kjo gje u duk qarte ne zgjedhjen e presidentit.

Submitted by Anonim (not verified) on

Ke pasur bashkpunimin me te mire...me doemos.. se slate hekur a tenqe pa vjedhur nga pasuria kombtare...kjo eshte everteta o hajdut Pordhicani

Submitted by Petro (not verified) on

Ti je turpi i politikës në Shqipëri. Nuk mbron asnjë parim dhe s'ke asnjë moral.

Submitted by Dritan (not verified) on

Me kot lodheni. Nese populli do ishte ndryshe, rrjedhimisht sot nuk do shanim parazite te tille si I. Meta.

Meta eshte hajdut, i korruptuar, mendjetrashe....................a nuk jane keto tipare tipike te shoqerise shqiptare? A nuk u pelqen Shqiptareve parazitlleku? Te jene te korruptuar dhe te bejne korrupsion per te patur sa me shume te mira ne dispozicion? A nuk eshte shoqeria ajo se ciles i pelqen te rrije gjithe diten kafeneve pa e vene ujin ne zjarr per ceshtjet me minimale?

E pra, me kot prishim gjakun me horra te tille, duhet te ndryshojme mentalitet, se trute na i ka marre llumi i kafese

Submitted by aline (not verified) on

Po pse nuk rihyri ne qeveri Meta, meqe paska patur bashkepunim te shkelqyer me Berishen ?? ;)

Ne 4 vjet koalicion, Meta ka qendruar a s'ka qendruar nje treçerek viti ne qeveri.

shpjegimi ??? ;)

Add new comment

Plain text

• No HTML tags allowed.
• Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
• Lines and paragraphs break automatically.