KQZ nuk do të jetë më nën kontrollin e PD ?

Postuar në 25 Shtator, 2012 04:10

Anëtari i gjashtë i KQZ-së (i shtati është kryetari) i takon partisë së dytë më të madhe në opozitë, që në rastin konkret janë PBDNJ-ja dhe FRD-ja, të cilat kanë nga një deputet (PBDNJ-ja ka Vangjel Dulen dhe FRD-ja ka Gazmend Oketën). Si do zgjidhet kjo situatë? Cila parti do ta marrë?

Duket se të dyja partitë janë duke u përpjekur për ta zgjidhur me njëra-tjetërn këtë ‘rebus’. Biberaj, eksponent i FRD-së, është shprehur për Shekullin se “me PBDNJ-në jemi në pozita të barabarta ligjore, por do ta gjejmë një marrëveshje bashkëpunimi. Diçka kemi biseduar. Jemi në një proces komunikimi, dhe besoj se do ta gjejmë gjuhën e përbashkët”. Dule nga ana e vet është treguar më i rezervuar. Por aluzionit të gazetarit të Shekullit mbi ndonjë kalim të mundshëm në radhët e maxhorancës, i është përgjigjur: “Ne kemi qenë të qartë në pozicionin tonë. Jemi në opozitë.” Sidoqë, sipas shqiptares.com, nuk duket shumë i kënaqur nga opozita e nga PS-ja. Gazetari Jakin Marena i vë në gojë frazën: “S’kemi sherr me PS-në, por problemi është se kur Berisha kërcet dhëmbët, PS-ja dridhet”.

Lidhur me përbërjen e KQZ-së, një gjë është e sigurtë: PD-ja nuk do të ketë më shumicën në këtë institucion. Ajo do të ketë vetëm dy anëtarë, po aq sa PS-ja. Një anëtar do ta ketë LSI-ja, e një do dalë nga çifti PBDNJ-FRD. Kryetari do të zgjidhet me një procedurë, që synon mbajtjen jashtë kontrollit të partive të funksionit të tij.

Re.Pu.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.