Jepen çmimet IgNobel 2012 – studimet, kërkimet e shpikjet më të çuditshme e të çmendura të vitit!

Postuar në 25 Shtator, 2012 08:12

Çdo vit, revista  “Annals of Improbable Research” organizon çmimet IgNobel, që vijnë gati-gati si një parodi e Çmimit Nobel. Në të jepen çmimet për kërkimet e studimet më të çuditshme të vitit, shumica e të cilave mund të mos i hyjnë kurrë në punë njerëzimit.

Më poshtë janë fituesit e edicionit të 22-të:

Neuroscience: Fituesi është Craig Bennett, një psikolog në Universitetin e Kalifornisë, i cili mori një foto të një salmoni të ngordhur dhe i bëri rezonancë magnetike, që dha konkluzionin se salmoni kishte shenja jete! Studimi tentoi të provokonte vëmendjen e shkencëtarëve mbi problemin e pozitivëve të rremë dhe korrigjimeve statistikore.

Psikologji: Fiton Anita Eerland nga Universiteti i Hapur në Holandë, me një studim mbi madhësinë e Kullës Eifel. E parë me kokën pjerrtas në të majtë, kulla duket më e vogël. Kjo është për shkak se truri ynë punon në bazë të një linje imagjinare mendore që parashikon që numrat në të majtë të jenë më të ulët e ato në të djathtë më të lartë.

IgNobel për Akustikën: Dy shkencëtarë japonezë kanë shpikur një makinë për të bërë të heshtin llafazanët në punë. Makina regjistron zërin e llafazanit dhe e ritransmeton me një vonesë prej 200 milisekonda. Efekti është aq i bezdisshëm sa i detyron të heshtin të gjithë.

Fizika: merr çmim një studim i kryer nga dy amerikanë dhe dy britanikë, që vlerësojnë forcat fizike që veprojnë në bishtin e kalit të flokëve të zonjave. Hulumtuesit zbuluan se tundja e vazhdueshme e flokëve në fund jep imazhin e valës së qetë. Studimi u botua në revistat: Physical Review Letters dhe Journal of Applied Mathematics.

Fizika e lëngjeve dinamike: i jepet Rusllan Kreçetnikovit, gjithashtu i Universitetit të Kalifornisë, për një studim mbi mënyrën se si një filxhan kafeje të nxehtë derdhet së pari mbi dorë, pastaj mbi tesha. Sipas Kreçetnikovit ekziston një korrelacion midis formën së filxhanit dhe mënyrës në të cilën ecim, duke e lëkundur lëngun gjatë ecjes derisa e derdhim.

Kimi: IgNobeli i shkon suedezit Johan Pettersson që zbuloi pse në disa shtëpi në qytetin e Anderslöv banorët kishin papritmas flokë të gjelbër. Sipas Pettersson shkaku është për shkak të gypave të bakrit dhe dusheve të nxehtë që bëjnë suedezët.

Letërsia: dhënë Drejtorisë së Përgjithshme tëLlogaridhënies, një degë e Kongresit amerikan, për publikimin e një raporti mbi raportin e raporteve të tjera. Raporti rekomandoi hartimin e një raporti mbi raportin e raportit.

Paqja: është ndër më të lakmuar dhe IgNobel këtë vit shkoi në një kompani ruse, SKN, e cila shet diamante të rreme nga plumbat dhe municionet ericikluara.

Anatomia: fitojnë holandezja Frans De Waal dhe amerikania Jennifer Pokorny që demostruan sesi shimpanzetë e dallojnë një shokun e tyre thjesht duke e parë nga kurrizi.

Mjekësia: çmimin e marrin Emanuel Ben-Soussan dhe Mishel Antonietti (Francë) për një studim mbi mënyrën se si mund të kryhet një kolonoscopi pa e dëmtuar pacientin.

n.s.

Comments

Submitted by antishqiptari (not verified) on

hidrodinamike- Sali Berisha, i cili qendroi plot 143 minuta ne detin Jon pa lagur floket

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.