Firmosja për TAP dhe "dy projektet e shekullit" (sipas Berishës) që përkojnë me vitin elektoral 2013

Postuar në 28 Shtator, 2012 07:00

Është firmosur në Nju Jork të Shteteve të Bashkuara nga minstrat e Jashtëm të Shqipërisë, Greqisë dhe Italisë marrëveshja për gazsjellësin Tap. Marrëveshja u firmos nga ministrat e tre vendeve Panariti, Avramopulos dhe Terci. Takimi për gazsjellësin u mbajt në selinë diplomatike italiane në Nju Jork. Tap do të transportojë gaz nga Azerbajxhani në Itali nëpërmjet Shqipërisë dhe Greqisë.  
Zviceranët e EGL dhe norvegjezët e Staoil, zotërojnë nga 42.5 përqind të aksioneve. Pjesa tjetër prej 15 përqind zotërohet nga gjermanët e E.On Ruhrgas. Marrëveshja për gazsjellësin pritet të pasohet më tej nga implementime teknike, - njofton televizioni TCH.

Kreu i qeverisë shqiptare Sali Berisha disa ditë më parë u dëshmua shume entuziast për këtë marrëveshje. Sipas Berishës nese ky projekt, qe sjell gazin nga Azerbajxhani, nëpërmjet Turqise, Greqise, Shqiperise dhe shperndahet ne Europe nepermjet Italise do te miratohet, ai sjell ne Shqiperi rreth 2 miliarde dollare investime.

Raporton TCH: "Kryeministri Berisha beri lobing te gjate qe Shqiperia te perfshihej ne projektin e gazsjellesit transadriatik. Prej me shume se nje viti po lobon me qeverine e Azerbajxhanit dhe strukturat e tjera vendimmarrese per miratimin e ketij projekti, ne vend te disa te tjereve qe e perjashtonin Shqiperine. Dhe, mesa duket, vitin e ardhshem kryeministri Berisha mezi po e pret, edhe sepse jane zgjedhjet politike. Me vitin 2013 lidhet edhe nisja e ndertimit te kaskades se Devollit, ku me nje investim nga gjigandet boterore energjitike ‘Statkraft’ dhe ‘EVN’, sipas Kryeministrit do te ndertohet vepra me e madhe hidroenergjitike ne Europe, qe llogaritet te kete rreth 50 kilometra tunele. Ju e shihni se ç’vit i madh e i mbarë është 2013! Dy projektet e shekullit kanë fillimin në këtë vit dhe zgjedhjet e qershorit, gjithashtu, janë po në këtë vit”, tha Berisha. - A.N.

 

Më shumë rreth TAP: www.tap-ag.com
Media enquiries: media@tap-ag.com

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.