Ofertuesit '850 milionë', drejt marrjes së Albpetrol. A po i soset karburanti koalicionit?

Postuar në 28 Shtator, 2012 07:31

Ashtu siç edhe ishte paralajmëruar, oferta më e lartë është edhe fituesja e tenderit për kompaninë shtetërore Albpetrol. Kryetari i komisionit të tenderit, zëvendësministri i Ekonomisë, Sokol Dervishaj, foli sot me superlativa për ofertën e konsorciumit Vetro SilkRoad, duke thënë se ajo plotëson të gjitha kriteret dhe ka dalë e para në vlerësimin e bërë nga kompania e konsulencës Patton Boggs (në raportin e pikëzimit, 75 përqind shkon për ofertën financiare, kurse 25 përqind shkojnë për ofertën teknike).

Ai tha se Vetro SilkRoad ka marrë totalin e pikëve në ofertën financiare dhe shumicën e pikëve në ofertën teknike. Më pas në renditjen e përcaktuar nga konsulenti Patton Boggs, vjen konsorciumi Win Business dhe në vend të tretë Bankers Petroleum. Dy kompani, ajo Ecolog dhe Gazprom, janë skualifikuar. Dervishaj  tha se “do njoftohet kjo renditje dhe brenda pesë ditëve kompanitë mund të bëjnë apelimin”.

Ende nuk dihet se cili do jetë qëndrimi i Ilir Metës për këtë çështje, pasi ai ka deklaruar se nuk ka rëndësi oferta monetare, por serioziteti i kompanisë. Kurse Jozefina Topalli e pyetur për rezervat e Metës me këtë histori  - (ka ditë që mediat e aludojnë një përplasje Meta-Berisha për Albpetrolin) - deklaroi se më të rëndësishme janë paratë.

Një prononcim i Metës në UTV me gazetarin Peka: “Është një ofertë surprizë, por e theksoj që nuk është kjo më e rëndësishmja. Më e rëndësishmja është që të kemi të bëjmë me partnerë seriozë.. Inkasimi i të ardhurave ka një vlerë, por zhvillimi i sektorit është më i rëndësishëm në një plan afatgjatë”.

Një prononcim i Topallit në News24 me gazetarin Babaramo: "Surprizë ka qënë pjesëmarrja e shumë firmave, interesimi i madh më bën të ndjehem më optimiste. Në këtë kohë krize kur mungon likuiditeti këtu vijnë, këta njerëz kanë besim se në këtë vend mund të investosh”. – A.N.

 

Më shumë:

http://www.reuters.com/article/2012/09/07/us-albania-albpetr...

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.