Jozefina nuk ka koment për grevën e urisë së të burgosurve politikë. Bamiri e Kreshniku kanë...

Në emisionin “5 pyetje nga Babaramo” Jozefina Topalli pati këtë dialog të thatë me drejtuesin e emisionit në lidhje me grevën e urisë së të burgosurve politikë që po zhvillohet në lagjen Komuna e Parisit në Tiranë:
Ilir Babaramo – Një grup të përndjekurish politikë janë në grevë urie. A keni ndonjë koment, sepse ju vini nga ajo shtresë?
Jozefina Topalli – Nuk kam asnjë koment.
Ilir Babaramo – Pse?
Jozefina Topalli – Nuk kam.(http://www.respublica.al/artikuj/2012/09/27/nuk-kam-asnje-ko... )
Ndërsa Bamir Topi dhe Kreshnik Spahiu kanë patur boll komente për te bërë lidhur me grevën. Ish presidenti i Republikës dhe kryetari i FRD-së Topi, i shoqëruar dhe nga Gazmend Oketa e Aleksandër Biberaj vizituan sot në mesditë të burgosurit politikë e ngujuar në grevën e urisë. Topi, në prani të kamerave televizive, sulmoi ashpër qeverinë, duke deklaruar se kompensimi duhej të ishte realizuar më parë. “Qeveria duhet t’ju vijë t’ju kërkojë falje. Nuk duhet t’ju lërë në këtë gjendje. Unë jam duke ngritur zërin për ju. Strukturat përkatëse duhet ë vijnë t'ju vizitojnë. Mjekët të vijnë t'ju shohin," tha Topi. Më parë, grevistët e urisë i vizitoi Kreshnik Spahiu, Kryetari i Aleancës Kuqezi, por pa praninë e kamerave televizive. Ai tha se Fidel Kastro i Shqipërisë ka 22 vjet që i mashtron të përndjekurit politikë dhe është e kotë që të mbahet më shpresë tek ai. "Vetëm një qeveri e re kuqezi do të vërë ne vend të drejtat e tyre të nëpërkëmbura nga komunisti i fundit në pushtet në Europë," tha Spahiu.
Në ditët e mëparshme ka patur deklarata te tjera per greven e urise nga këto dy parti, të dhëna nga Sekretari për Mardhinet me të Përndjekurt Politikë të FRD-së, Bedri Blloshmi, dhe Sekretari për mardhëniet me Publikun të AK-së, Rezart Balla.
Re.Pu.
Comments
Me vjen keq per vuajtjet e
<p>Me vjen keq per vuajtjet e tyre, por kjo greve urie, ashtu si edhe 100 greva urie te mepareshme, do mbaroje, do harrohet dhe gjendja e tyre do jete po njesoj.</p><p>Duhet shporrur diktatori Sali Berisha! Vetem keshtu ky popull do arrij te mbijetoje.</p>
Add new comment