Për ata që janë kuriozë si e mendon Nishani çështjen e "distancës nga palët”

Presidenti i Republikës Bujar Nishani ka qenë këtë pasdite në studion e Zërit të Amerikës ku ndër të tjera është pyetur: “Zoti President, Kushtetuta ju jep ju një rol për të dalë mbi palët, për të qenë faktor i unitetit kombëtar. Si mendoni ta luani këtë rol?”
Përgjigjet Nishani: “Jam tërësisht i gatshëm dhe ofroj të gjithë angazhimin tim kur palët politike do kërkojnë angazhimin e Presidentit në çdo formë që ata do e gjykojnë. Por, ajo që është më kryesorja në këtë moment ka të bëjë me faktin që, Presidenti duhet realisht të fitojë besimin e opinionit publik, duke qëndruar më së pari jashtë luftës politike të palëve, duke mos u përdorur nga asnjëra palë kundër palës tjetër... Ashtu siç duhet njëkohësisht që, Presidenti i Republikës, në çdo rast që do e mendojë se një mesazh i caktuar i duhet adresuar qytetarëve shqiptarë, por edhe klasës politike, pa marrë parasysh se në çfarë rasti mund t’i pëlqejë njërës palë, apo palës tjetër... Vetëm në këtë formë unë besoj që Presidenti i Republikës do të arrijë të fitojë në radhë të parë besimin e opinionit publik, por edhe të palëve”.
Dhe pas kësaj përgjigje ku pretendohet distanca higjenike nga palët, gazetarja e pyet: “Si mendoni ta siguroni ju besimin e të gjitha palëve se do të jeni i paanshëm, ndërkohë që opozita, duke përmendur dy vendimet tuaja të para që morët si President, atë të Këshillit të Lartë të Drejtësisë dhe për Kryetarin e SHISH-it, thotë, është shprehur se nuk ka besim tek ju? Si do e bindni ju opozitën se ju do të jeni i paanshëm?”. Interesante është që Nishani thekson që “te qytetarët në radhë të parë do vijë besimi...” a thua se opozitarët janë ndonjë kategori tjetër mënjanë.
Përgjigjet Nishani ndër të tjera: “...Në të dyja rastet, Presidenti i Republikës ka përmbushur në mënyrën më korrekte të mundshme detyrat e tij kushtetuese, pa devijuar aspak dhe pa interferuar në asnjë afilacion, apo ndjeshmëri politike, qoftë në rastin e Kreut të Shërbimit Informativ (..) po ashtu, dhe në rastin e Nënkryetari të Këshillit të Lartë të Drejtësisë. Vendimi për emërimin e tij u morr nga shumica absolute dhe konsensuale e të gjithë anëtarëve të Këshillit të Lartë të Drejtësisë. Pra, nëse Presidenti do të mbështetet në sjelljen e tij, në ç’ka përcakton Kushtetuta, në respekt të ligjeve, padyshim që qytetarët në radhë të parë do të bëjnë të mundur që ky besim të vijë...”
Më shumë
http://www.zeriamerikes.com/content/nishani-okb/1516431.html
Add new comment