“Mirë Berisha, po Kisha ç’pati” - pyet Lubonja që mendon se të dyja "zgjidhjet" na kthejnë në Mesjetë

Postuar në 29 Shtator, 2012 02:26

Në një shkrim të djeshëm te Panorama, të titulluar “Mirë Berisha, po Kisha ç’pati?” Fatos Lubonja së pari analizon deklaratat e kryeministrit në lidhje me gjakmarrjen, i cili kërkonte ndryshimin e Kodit Penal, në mënyrë qe të sanksionohet  me ligj dënimi me burgim të përjetshëm ndaj vrasësve të njerëzve të policisë.

Shkruan Lubonja: “...këto deklarata ishin reagime më shumë instrumentale, sesa të ndjera dhe të menduara thellë e me përgjegjësi, që synonin thjesht të tregonin se institucionet janë të shqetësuara dhe po i përgjigjen nevojës emocionale të popullit për luftë ndaj krimit. Dhe rruga më e lehtë për ta bërë këtë është duke iu drejtuar një ndjenje revoltimi në rritje të shoqërisë me përgjigjen më emocionale që i vjen njeriut përpara kësaj ndjenje: mbrojtjes me çdo mjet dhe sa më shpejt. Jo vetëm, por kështu u duket se lajnë edhe duart e ndërgjegjen...” Por Lubonjës i bie në sy munges e reflektimit për shkaqet e kriminalitetit çka sipas tij, “...vë shumë në diskutim edhe qasjen ndaj krimit dhe kriminalitetit që na u propozua me këto deklarata.

Deklarata e Kishës për shkishërim, vëren Lubonja, është një metodë që i ngjan Mesjetës: “...në botën demokratike qasja e propozuar nga Berisha për të luftuar krimin, nuk tingëllon as si qasje e qendrës së djathtë, por si qasje e ekstremit të djathtë, kurse ajo e Kishës Katolike është një qasje që na kthen në periudhat e saj mesjetare. Të dyja bëjnë ferk se vijnë nga një vend i banuar nga njerëz që kanë kaluar një gjysmë shekulli duke u mburrur se janë një rast i veçantë në këtë botë dhe janë tepër kontradiktore me deklaratat e përditshme për integrimin në Europë.”

Më tej Lubonja sugjeron që intelektualët duhet të distancohen nga të dyja këto deklarata, asnjëra prej të cilave nuk na e zgjidh problemin, madje, “ato u shkojnë atyre regjimeve gjysmëdiktatoriale me polarizim të thellë, ku të pasurit mbrojnë statusin e tyre me forcë, që rrethohen me mure në lagje të pasurish e mbrohen me polici private. Por, edhe faktin se sa më shumë e shton shteti dhunën dhe frikën, aq më e dhunshme bëhet një shoqëri në tërësinë e saj, krahas asaj se mosfunksionimi si duhet i drejtësisë, policisë, nuk mund të kompensohet me rritjen e masave të dhunës.

Ne.Su.

 

Shkrimin e plotë e gjeni në:

http://www.panorama.com.al/2012/09/27/mire-berisha-po-kisha-cpati/

 

Ne.Su.

 

Comments

Submitted by Relapso (not verified) on

<p>Ky artikull i Lubonjes, sidomos pjesa e gjykimeve mbi qendrimin e kishes, nxjerr ne shesh padijen e thelle te autorit ne kete çeshtje. Me sa duket Lubonja nuk e ka idene sesi funksionon kisha katolike. Mjaftonte te lexonte tekstin zyrtar te katekizmit te kishes, per te mos bere gafa te tilla. Mjere ne per keta intelektuale &quot;te gjithedijshem&quot; qe kemi!</p>

Submitted by Leno (not verified) on

<p>Fatosi ben shume shkrime bazuar ne &quot;me sa di&quot; apo &quot;me sa kam degjuar&quot; apo &quot;me ç&#39;me thane&quot; apo &quot;me ç&#39;flitet&quot;. Me ate ha buke, dhe nuk i thote njeri gje. Me kujtohet kur shkrunte per Vloren, jo ambo, jo kjo jo ajo, obobo, vetem me te degjuar shkruante se per vete as ia kishte haberin fare, degjonte ndonje pordhe andej nga Dukati dhe shkruante &quot;keta duan te bejne kete, e keta duan te bejen ate, keta thone kshu por bejne sikur bejne kshu&quot;. Kur e pyesnin, thoshte &quot;ashtu thone ata atje ne Dukat, ashtu jane te bindur ata, dhe ata nuk ka sesi te flasin kot, se ndonje gje me siguri qe e dine&quot;.&nbsp;</p>

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.