Berisha ka në kokë një skenar arrestimesh?

Postuar në 29 Shtator, 2012 03:02

Andrea Stefani mendon që Berisha ka në kokë një skenar arrestimesh. Dhe kjo do provohet sipas tij, nga

koha kur do largohet Ina Rama, më saktë nga këmbëngulja te përpjekja për ta larguar atë patjetër këtë nëntor. Duke folur për rreziqet që mbart kufizimi i imuniteteve në kushtet kur nuk ka një gjyqësor të pavarur dhe kur së shpejti, për shkak të ndryshimeve të Kushtetutës, Berisha bëhet gati të vendosë një delfin të tij edhe në krye të prokurorisë - në një intervistë me Adrian Thanon botuar sot në të përditshmen "Shekulli", Stefani thotë:

"…Opozita ka qenë e qartë për rreziqet që mbart kufizimi i imuniteteve në këto kushte... Por në kërkesën e saj të drejtë ajo nuk ka patur mbështetjen e ndërkombëtarëve. Unë nuk mund të eci me optimizmin bosh që qarkullon këto ditë në formën: Berisha nuk bën më nga ato budallallëqet e dikurshme kur plaste në burg kreun e opozitës Fatos Nano. Mendoj se Berisha mezi pret të marrë zyrën e kryeprokurorit. Do ta përdorë jo vetëm për të bërë shantazh mbi opozitarët por edhe për të përmirësuar disi bilancin me tolerancë jo “0” por 100% përsa i përket korrupsionit të madh në nivel deputetësh, ministrash, zv.kryeministrash dhe kryeministrash. Ajo që sapo shprehu Topalli tregon se ka një skenar “antikorrupsion” për ca koka turku në nivel deputetësh dhe zv.ministrash. Kjo gjë nuk do të ndodhë, të paktën para zgjedhjeve të vitit 2013, nëse Berisha pranon që mandati i Ina Ramës nuk mbaron në nëntor të këtij viti por në maj të viti që vjen. Nëse Berisha këmbëngul ta largojë Ina Ramën në nëntor, ky do të jetë treguesi së ai ka në kokë një skenar gjuetie shtrigash kundër opozitës që për “paanshmëri” do balancohet edhe me ca koka turku në nivel zv.ministrash. Nëse nuk duan që kjo të ndodhë, ndërkombëtarët duhet të ngulin këmbë që kryeprokurori i ardhshëm të jetë një jurist i zgjedhur me konsensus ashtu sikundër pritet të bëjnë për kreun e KQZ…"

Comments

Submitted by Qyfli (not verified) on

<p>Sala nuk e dorezon pushtetin pa dhune.Aq me teper qe eshte i perlyer familjarisht ne korrupsion.</p>

Submitted by I-Liri (not verified) on

Deshiren dhe vullnetin e ka per te bere arrestime. Por nuk do te guxoje te bej. E di rrezikun qe i vjen nga kjo gje. Hetime do te hape dhe kercenime do te beje. Keto do ti perdore si shantazh ne zgjedhje. Do ti quaj te gjithe kandidatet e majte, kriminele, hajdute, te korruptuar etj.
Por keta kane shansin qe SRB-i i humb zgjedhjet, dhe ja hedhin edhe kete radhe...

Submitted by Pirro (not verified) on

<p>Opozita duhet te mobilizohet ne mase per te mbrojtur voten e lire, nga Malesia deri ne Jugun e thelle! Pa bere kete, grabitja elektorale berishiane do te jete masive dhe e dhunshme, pa kursyer as qendrat me te qeta te votimit. Mos e lini te qete dikatorin!</p>

Submitted by Andon Nuriu (not verified) on

<p>Berisha ka deshiren, vullnetin dhe guximin per te bere cfare te doje me kete vend. Me kete popull te paafte per te mbrojtur veten dhe per te kundershtuar, me nje opozite gjysmake dhe frikacake, me nderkombetaret qe pervec mesazheve demokratike s&#39;dine c&#39;te bejne tjeter, Berisha fatkeqesisht mund te beje c&#39;te doje. Ky njeri i perlyer ne lloj-lloj afaresh nuk do e dorezoje pushtetin kollaj.</p>

Submitted by oert bylykbashi (not verified) on

Jam 99% i sigurte qe Kryeprokurori i ri do te jete Oert Bylykbashi, aktualisht shefi i kabinetit te Saliut.

Submitted by luke (not verified) on

<p>He mo se na i bete Salen&nbsp;si Terminatori ju. Nuk ka bythe te fusi njeri ne burg jo. Sala dhe ata qe i vijne nga mbrapa jane mesuar vetem te bejne pusira, te vrasin prapa kraheve, drejperdrejte ja fusin vrapit. 3 pushke u shkrehen ne 1997 dhe ia futen vrapit te gjithe</p>

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.