Vrasja brutale e kolonel Gheddafi-t është kryer nga një 007 francez?

Pamjet që shokuan mbarë botën, ku mbeti i vdekur Gheddafi i përkasin 20 tetorit të vitit të shkuar, por prej atëherë versioni zyrtar i vdekjes së Kolonelit është vënë disa herë në dyshim. Tani është vetë Mahmud Xhibril, ish-kryeministër i Qeverisë së tranzicionit, i cili hedh një tjetër pistë: "Ishte një agjent i huaj, në mes të Brigadës Revolucionare, ai që vrau Gheddafi-n", u shpreh Xhibril, gjatë një interviste për një televizion egjiptian në Kajro, ku ndodhet për të marrë pjesë në një debat mbi Pranverën Arabe.
Versioni i vrasjes nga një 007 i infiltruar në turmë është në fakt versioni më i përhapur në ambientet diplomatike perëndimore që ndodhen në kryeqytetin e Libisë.
Kjo tezë përforcohet edhe nga të dhënat e mbledhura nga media italiane 'Corriere della Sera', tre ditë më parë në Bengazi. Rami El Obeidi ish-përgjegjës për raportet me agjencitë e huaja të informacionit, për llogari të Këshillit Kombëtar Tranzitor - (ish-organizmi vetëqeverisës i revolucionarëve libianë)- ka rrëfyer informacionet e tij mbi mënyrën si NATO arriti të gjente vendin ku ishte fshehur Koloneli, pas marrjes në dorë të Tripolit në data 20-23 gusht të vitit 2011.
"Ishte përhapur fjala se Gheddafi ishte arratisur në shkretëtirë bashkë me disa mbështetës të tij, me qëllimin për të riorganizuar rezistencën", - shpjegoi Rami El Obeidi. Lajmi u përforcua nga forcat revolucionare, të cilat kishin intensifikuar sulmet në ato rajone. Por në fakt Gadafi kishte gjetur strehë në qytetin e Sirtes. "Këtu diktatori kërkoi që të komunikonte përmes valëve të tij satelitore Iridum me besimtarët dhe mbështetësit që ishin arratisur në Siri, nën mbrojtjen e Bashar al Assad. Mes tyre ishte njëri prej propaganduesve më të mëdhenj televizive, Yusuf Shakir (i cili sot mendohet të jetë shëndoshë e mirë në Pragë). Ishte pikërisht Assad, ai që i kaloi numrin satelitor të Gheddafi-t, agjentëve franceze 007. Në këmbim Assad mori nga Parisi premtimin për të ulur presionin ndërkombëtar mbi Sirinë dhe për të forcuar represionin kundër popullsisë siriane, tashmë në revoltë", thote El Obeidi. Më të marrë këto të dhëna, përmes GPS gjetja e Gadafit ishte një lojë fëmijësh për ekspertët e NATO-s.
Comments
Fakti që Kadafi është
<p>Fakti që Kadafi është ekzekutuar me urdhër nga jashtë është bërë i ditur që në momentet e para pas vrajsjes së tij. </p>
Add new comment