“Ç’kusur kanë taksapaguesit të paguajnë miliona lekë për të burgosurit politikë?”

Pas një skaneri që i bëra komenteve të lexuesve të lajmeve në internet mbi grevën e urisë që të burgosurit politikë po zhvillojnë në lagjen Komuna e Parisit në Tiranë, më rezultoi se jo pak lexues ngrinin pyetjen “Ç’kusur kanë taksapaguesit të paguajnë miliona lekë për të burgosurit politikë?”. Dhe këtë pyetje ia bëra Shpëtim Karamuçës, njërit prej të ngujuarve në grevën e urisë, i cili ka qenë i burgosur për 26 vjet dhe sot vuan nga kanceri i laringut (ne foto). Ja si m’u përgjigj Karamuça:
Qeveritë ikin e vijnë, por shteti mbetet. Dhe shteti shqiptar ka pranuar që na ka burgosur pa të drejtë, kur Kuvendi i Shqipërisë na njohu me votë unanime pafajsinë në vjeshtën e vitit 1991. Këta që bëjnë këtë pyetje [pyetjen e mësipërme] pse nuk e bënë atë kur shteti dëmshpërbleu me qindra miliona lekë Fatos Nanon, Ramiz Alinë, Arianit Çelën? Çdo shtet normal i dëmshpërblen shtetasit që i ka burgosur dhe torturuar pa të drejtë. Dhe ne na ka burgosur e torturuar se kemi thënë një fjalë të keqe për qeverinë apo se kemi dashur të largohemi nga Shqipëria, për një jetë më të mirë.
Ka diçka tjetër në lidhje me dëmshpërblimin. Ne shteti nuk na dënoi thjesht me burg, na dënoi edhe me punë të detyruar e të pashpërblyer. Shumë nga ata që bëjnë këtë pyetje [pyetjen e mësipërme] sot jetojnë në apartamente që i kemi ndërtuar ne të burgosurit-skllevër. Ushqimet që hanin ata bliheshin me valutën e kromit që nxirrnim ne të burgosurit-skllevër. Kënetat që u bënë fusha për prodhimin e drithit u thanë me djersën dhe gjakun e të burgosurve-skllevër.
Me pak fjalë, shumat që ka premtuar të na japë shteti, dhe që s’na i ka dhënë, janë shumë, shumë pak, krahasuar me atë që na ka bërë shteti dhe që i kemi dhënë shtetit ne të burgosurit-skllevër
E.Zaloshnja
Comments
Pak e saktë.

Pak e saktë.

Keto qe thote ky ish i

Keto qe thote ky ish i burgosuri nuk jane hic te verteta

Kenetat i thau rinia e asaj kohe me aksione dhe pune vu llnetare pa u paguar fare nga shteti

Palatet dhe cdo gje qe u ndertua nga rinia shqiptare, -Fabirkat, uzinat hidrocentralet, kombinatet , rjetet e kanalizimeve, mbjellja e kodrave te Jonit me agrume, hapaj e tokave te reja etj etj ...u bene te gjitha me punen e Rinise se asaj kohe.__Ndaj ato privatiizmet qe moren ekta ish te peresekutuar falas ishin prone e popullit shqiptar qe kish derdhur djerse e gjak per to dhe nuk ishte paguar aspak___Ndersa Sala krijoi ligjin e privatizmit i cili ju jepte mundesine vetem ketyre , ish te persekutuarve te privatizonin ekonomine shqiptare, dhe biles e mernin falas _duke perdorur letra me vlere te cilat ua dha Sala ne baze te viteve te burgut_Nderkaq qe punonjesit te cilit i kishin ndertuar ato objekte mire qe nuk privatizonin azgje, por hidheshin ne ruge pa pune....

Edhe minierat jane ndertuar ne populli shqiptar__Ne ate kohe gjithe populli punonte, dhe punonte falas pa u apguar ndersa pune e ketyre qe ishin ne burg ishte nje pune qesharake qe as ndikonte fare ne ndertimine e konomise shqiptare

DHe ka 22 vjet qe keta marrin e marrin copa te ekonomise shqiptare nga ligji q e beri Sala, nderkaq na paskan ngelur disa qe nuk jane ngopur akoma

Absolutisht keta nuk kane te drejte te marin asnje leke nga taksapguesit shqiptar, se keta kane 22 vjet qe vjedhin me ligj , pASURINE 50 VJECARE TE NDERTUAR NGA GJYSHERIT DHE PRINDERIT TANE duke perdorur ca letra koti qe ju jepte Sala dhe privatizonin cdo gje .....

Tani boll me !

Shteti nuk ka asnje detyrim ti paguaje keta me parate tona sepse keta thyenin ligjet e asja kohe___Ne cdo kohe qe t e jesh duhet te zbatosh ligjet e kohes ndryshe denohesh

Ne nuk do paguajme nga xhepat tane, pse keta ishin ca delinkuente te asaj kohe--Se ky kerkon para nga shteti, por shteti ato para i merr nga ne, nuk i pjell,

Le t e behet REFERENDUM per keto parate qe duan keta te pangopur.........

Kjo eshte demokracia, te shikojme c'mendon populli per kete q e kekrojne keta, se eshte populli qe paguan

Ka lezet, gjithë ky mendim

Ka lezet, gjithë ky mendim filozofik i artikuluar bukur, me një shqipe rrjedhshme e të dëlirë, me koncepte dhe terma të qartë, me thëllësi të pabarazuar mendimi, me bujarinë e pamatë që imponon fisnikërim.

Dhe kur mendon se gjithë këto të mira na i solli Partia, si të mos brohorasësh me forcë:

Sa u gëzua minatori!

Po te kthenim dot kohen

Po te kthenim dot kohen mbrapsht,do te kisha qejf qe ta provoje ca kohe Spacin apo Burrelin dhe te shihnim pastaj nese do te flisje si pinjoll komunizmi!!!!

Bravo Karamuca! Keta qe

Bravo Karamuca!

Keta qe ankohen per ish te burgosurit politike jane langaraqe qe nuk kane punuar gjithe jeten jo me te kene paguar taksa. Ne kohen kur Shpetimi ishte ne burg dhe ndertonte ato vepra, ata spiunonin dhe vrisnin. Keta qe ankohen jane pikerisht torturuesit (ose bijte e bijat e tyre) dhe vrasesit (ose bijte dhe bijat e tyre) te mijra njerezve. Kurse tani, keta torturues jane me prona dhe ne pushtet. E pakta qe duhet te bejne keta torturues eshte te kontribuojne me taksat e tyre. E mira fare do te ishte qe t'u nenshtroheshin gjyqit dhe te pergjigjeshin per krimet qe kane bere, dhe jo te ankohen per gjoja taksat qe paguajne.

Por kjo nuk ka per te ndodhur kurre. I thone Shqiperi atje, ku nje shkrimtar me fame boterore poshterohet, kurse Nexhmija Hoxha hyjnizohet. Popull seprapthi!

Bandë injorantësh që bëjnë

Bandë injorantësh që bëjnë sikur paguajnë taksa.

Idiotët, paratë e shtetit po i han qyl Aleksandër Frangaj dhe nuk bëzajnë. Pastaj klithin kur është puna për të ndrequr krimet që janë bërë në emër të tyre.

Pse nuk u treguan aq trima këta "taksapagues" kur shteti, në emër të "popullit" dënoi njerëz të pafajshëm? Por dalin sot e thonë nuk paguajmë për çfarë është bërë në emrin tonë.

Mungesën e trimërisë si popull në kohë të diktaturës këta "taksapagues" dashkan ta lajnë me mungesën e përgjegjësisë për krimet që i janë bërë një pjese të shoqërisë Shqiptare. Frikën në diktaturë nuk mund ta lajnë me kopracllëk këta njerëz "zorrë" (nga një shprehje e Hysamedin Ferajt).

Zotë ria në fjalë ka të

Zotë ria në fjalë ka të drejtë të kërkojë të drejtën e tijë për aqë vite sa është dënuar në qoftëse dënimi ka qënë i pa drejtë por kur në një kushtetutë benë pjesë neni i famshëm 55 nuk është fajë i gjykatësit në qoftëse gjykatësi vërtetohet se në atë kohë ka shkelur ligjet e asaj kushtetute sot o të paguaj dëmin e zotërisë ose të kyejë dënimin si është ligji ose me punë ose me burgë prandaj duhet të mësohemi të paktën të kemi një edukatë sa minimale ligjore dhe në qoftëse zotëria del i pa fajshëm ta gëzojë çdëmtimin që i ka shkakëtuar shteti dhe sa për Ramizra kompani që kanë marë dëmshpërblimin e kanë vërtetuar që ka qënë dënim i gabuar por gabimi më i madh është se lekët i kanë marë nga taksapagusit kurse me drejtësi duhet ti pagonte kryeministri dhe gjykatësit që kanë dhënë këto dënime nga portofoli i tyre i me punë të detyrushme për shoqërinë

Fundja, nuk bëhet qameti

Fundja, nuk bëhet qameti sikur një objekt i pakonsiderueshëm të shitej për t'ua dhënë një pagesë këtyre njerzve. Kur shohim vjedhjet dhjetra-qindra milion dollarëshe të majmunëve të qeverisë...

Add new comment