Krishtlindje në Kuvend

Postuar në 30 Shtator, 2012 14:10

Ndonëse një vit i vështirë ekonomik për të gjithë vendet e rajonit, në Shqipëri institucionet shtetërore vijojnë që të planifikojnë shpenzime të larta për festa e për atmosferë festive. "Kur duhen ende edhe tre muaj nga festimet e fundvitit, Kryetarja e Kuvendit ka filluar që të mendojë që në shtator për zbukurimin e ambienteve të Kuvendit. Që në datë shtatë të këtij muaji, kryeparlamentarja Jozefina Topalli, ka porositur dekorimin për dy godinat e Kuvendit. Janë rreth 15 milionë lekë të firmosura për dekorimin e godinës së Kuvendit që ndodhet në Bulevardin “Dëshmorët e Kombit” dhe për godinën ku zhvillohen seancat plenare, pranë Akademisë së Shkencave, - raporton e përditshmja "Shekulli".

Në një artikull mbi shpenzimet e Kuvendit kjo gazetë numëron edhe një tentativë të kreut Topalli për të blerë një automjet të ri për përdorim vetjak me vlerë 240 mijë dollarë sepse automjeti që ka aktualisht është i vitit 2003 dhe konsiderohet i vjetër. Topalli ka gjithashtu administratën më të fryrë nën hyqëm. "Në borderotë e pagesave të këtij institucioni, figurojnë plot 349 punonjës. Nga këta, vetëm 115 figurojnë si deputetë, të gjithë të tjerët janë punonjës të administratës së Kuvendit" – shkruan "Shekulli"

Re.Pu.

Comments

Submitted by pse (not verified) on

<p>Ajo canta qe ka ne duar ne mos me gabojne syte eshte Valentino. Kushton sa rroga mujore e nje mesuesi shqiptar...</p>

Submitted by mialeksi (not verified) on

<p>E zeze si rrobat qe ka veshur... Ndjej neveri</p>

Submitted by Rrahmani (not verified) on

Fytyre e ndyre

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.