Edi Rama dhe Pandeli Majko takojnë të burgosurit politikë të ngujuar në grevën e urisë

Nëpërmjet dritares personale në Tweeter, Edi Rama njofton se, së bashku me Pandeli Majkon, ka biseduar për rreth një orë me të burgosurit politikë të ngujuar në grevën e urisë (që ka filluar që në 22 shtator në lagjen Komuna e Parisit në Tiranë).
“Me të burgosurit politikë në greve urie - Shpetim Karamuça (në foto),26 vjet burg, diagnostikuar me kancer, në varfëri të plotë!!!”, shkruan Rama. Më tej ai vazhdon: “Ajo çka vret më keq se mos-dëmshpërblimi është shpërfillja tallëse e kësaj qeverie ndaj të burgosurve politikë, turpëruese për krejt shoqërinë.”
Rama përfundon se “u konfirmuam vullnetin e shprehur qartë për ta në programin tone!”
Re.Pu.
Adresa e Rames ne Tweeter: https://twitter.com/ediramaal
Comments
Respekte Karamuçës për planin
<p>Respekte Karamuçës për planin mediatik!</p><p>Pyetje: ka takat PS-ja ta pëdorë këtë resme për fushatë?</p>
Add new comment