Veprimtarë të shoqërisë civile denoncojnë fjalimet kryeministrore nëpër shkolla

Postuar në 03 Tetor, 2012 05:04

Aventura e kryeministrit nëpër shkollat nëntëvjeçare, ku s’e ka patur për gjë të denoncojë opozitën përballë nxënësve, është shock-uese në çdo pikëpamje. Nuk është vënë re ndonjë reagim kushedi se çfarë, por sot ish një intervistë e Edmond Dragotit, psikolog, i cili priste e kërkonte një angazhim më të madh të shoqërisë civile me synimin për ta shkurajuar Berishën në këtë çalltisje të paparë në ndonjë vend normal demokratik. Dragoti thotë fillimisht se “deklaratat e kryeministrit nëpër shkolla janë shkelje zyrtare e të drejtave të fëmijëve, dhe e gjithë kjo ndikon negativisht mbi ta”, e më pas veçon arsyet pse kjo gjë nuk mund të ndodhë. Së pari, “i detyron ata fëmijë të ndikohen politikisht me forcën e shtetit”; së dyti, “fëmija ka nevojë ta njohë realitetin në mënyrë spontane dhe të organizuar, por jo të frymëzohet me konfliktin politik e me përçarjen politike”; së treti, “gjurmët që lënë fjalime të tilla tek fëmijët janë më të forta e më të mëdha se sa gjurmët që lënë tek të rriturit”.

Shqiptarja.com ka intervistuar dhe kreun e Komitetit të Helsinkit, Vjollca Meçaj. “Po e përjetoj me shqetësim tentativën për të përfshirë institucionet arsimore në politikën korrente, dhe mbi të gjitha të miturit që studjojnë në këto shkolla”, thotë ajo në prononcimin e vet, në të cilin denoncon qartë përdorimin e fëmijëve për të fituar politikisht të rriturit.

E.G.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.