Genscher rrëfen '86-n e famshme: Tirana vuri kusht pagesën e reparacioneve të luftës, ne ofruam kredi. Penguan dy Kushtetutat

Ish-ministri i jashtëm gjerman Hans Dietrich Genscher ka dhënë një intervistë sot në radion gjermane Deutsche Welle, ku ka folur edhe për çështjen e shumëdebatuar të ofertës gjermane për Shqipërinë me vizitën e Shtrausit në 1986, pra 4-5 vjet para përmbysjes së regjimit. Ka shumë që besojnë se sikur ajo marrëveshje të arrihej, historia e Shqipërisë do kishte ecur ndryshe. Pyetjeve të gazetares Mimoza Kelmendi lidhur me atë çfarë ndodhi atë vit, Genscher i përgjigjet ndër të tjera:
"Shqipëria në këtë kohë ishte vërtet në gjëndje shumë të rëndë ekonomike dhe mbeti e vetme dhe pothuajse e izoluar pa asnjë aleat..Ajo që na befasoi në atë kohë ishin disa kushte të Shqipërisë për reparacionet e luftës që na u paraqitën nga ish-kryeministri (Adil Çarçani) në 1986 kur Shtrausi erdhi në Tiranë. … Këmbëngulte në dëmshpërblimet e luftës që ishin shuma prej miliardash. Kjo kërkesë ishte bërë edhe në '75 nga qeveria e Shqipërisë kur ne kërkuam që të vendosnim marrëdhënie me të gjitha vendet që kishin qenë në luftë, përfshirë këtu edhe Shqipërinë.
Kelmendi: A ishte vërtet kjo një shumë që nuk përballohej nga ju si Gjermani për t'u dhënë apo ishte diçka tjetër?
Genscher: Nuk ishte shumë, por ajo që ishte penguese në këtë histori ishte fakti që në si Gjermani nuk jepnim reparacione, e kishim të ndaluar me kushtetutë. Ne ishim në fakt një vend që kishim suficit buxhetor dhe ishim një nga vendet që jepnim më së shumti ndihma financiare vendeve të pazhvilluara, të varfëra. Dhe pikërisht këtë unë e bisedova me të gjithë përfaqësuesit që të shihnim një zgjidhje të arsyeshme për të dyja palët. Ne si Gjermani më kujtohet i ofruam edhe kredi me kushte shumë të favorshme, por Shqipëria nuk mund t'i pranonte për shkak të kushtetutës së saj. Na lindi edhe problemi që Shqipëria atëherë nuk plotësonte kriteret që t'i ofronim ndihma ngaqë sipas statistikave zyrtare standarti i të ardhurave vjetore të shqiptarëve ishte "i lartë".. U bë e mundur që pala shqiptare të hiqte dorë për reparacionet. Besoj se në arkivin e Shqipërisë duhet te jenë të dhënat e sakta në shifra…
E plotë në:
Add new comment