Përballë Kadaresë: Ettore Sequi bën gazetarin; dhe nuk e bën keq

Postuar në 04 Tetor, 2012 05:45

Të përditshmet e sotme kishin publikuar, dhe nxjerrë në evidencë, mendimet e Ismail Kadaresë në dialogun që Ettore Sequi ka bërë me të mbi procesin e integrimit europian të Shqipërisë. Ky i fundit ka marrë në këtë bashkëbisedim më shumë rolin e një gazetari se sa atë të një interlokutori, e duhet thënë se nuk e ka bërë keq gazetarin. Përkundrazi. Binin në sy edhe disa konkluzione, nënvizime e pyetje sugjestive të tij, me anë të të cilave ka shtruar binarët, ku ka ecur Kadare. Ja ndonjë sosh:

  • Një mik shqiptar më ka thënë se, kohë më parë, mbase ende në fillimin e ekzistencës së shtetit të ri shqiptar ose edhe pak më vonë, kur një shqiptar udhëtonte jashtë Shqipërisë ose kur i hipte për shembull ndonjë anijeje për të shkuar drejt Perëndimit, ai përdorte shprehjen “po marr rrugën për në Evropë“, sikur Shqipëria të mos ndodhej në Evropë.
  • Si një vëzhgues i hollë dhe i veçantë i jetës shqiptare, a mendoni se jo gjithmonë kuptohet se të udhëtosh pa viza në Evropë nuk të bën automatikisht pjesë të Evropës ose evropian, porse ka elementë të tjerë shumë të rëndësishëm, ato vlerat themelore që përmendëm më sipër, të cilat një vend duhet t’i përqafojë e t’i bëjë pjesë të brendshme e reflekse të vetat që të quhet vend evropian?
  • Para disa javësh, i përmenda një miku dhe gazetari shqiptar atë që Xhon Kenedi ka thënë tek fliste për kohën. Kenedi thoshte: “Marshalli i madh francez Liotej (Lyautey) i kërkoi dikur kopshtarit të tij të mbillte një pemë. Kopshtari iu përgjigj se pema donte shumë kohë të rritej dhe do të bëhej e madhe vetëm pas 100 vitesh. Marshalli iu gjegj “atëherë, nuk kemi kohë për të humbur, mbille pemën që sot pasdite”.

Bashkëbisedimin mund ta ndiqni të plotë në linkun: http://www.mapo.al/2012/10/04/dialogu-sequi-kadare-pas-600-vitesh-shqiperia-drejt-evropes-pa-vetmine-e-saj/

Re.Pu.

Comments

Submitted by gure gure behet mure (not verified) on

<p>Ettore ka shtruar, ne forme pyetjesh, binaret ku duhet te ece Ismaili, ndersa Ismaili i ka shtruar Ettores binaret ku duhet te ece Ettore, por Ettore ka preferuar te beje gazetarin, e jo interlokutorin sic thoni dhe ju. Gjynah qe s&#39;ka kuptuar gje vete Ettore nga kjo interviste qe e beri Ettore vete.</p>

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.