Shpëtim Idrizi sheh tek ngritja e çështjes çame në Athinë një frut të aktivizmit të tij publik, e të pjesëmarrjes së PDIU-së në qeveri

Fakti që ministri ynë i jashtëm, Edmond Panariti ka “guxuar” të ngrejë çështjen çame në bisedën që ka patur me homologun e vet grek në Athinë, ka gjetur një jehonë të madhe në shtypin shqiptar. Raportimi i ngjarjes bëhet me tone në dukje neutrale e të ftohta, por midis rreshtave nuk ka qenë e vështirë të lexohej një si entusiazëm. Një ditë më pas, Shpëtim Idrizi e ka parë të gjithën këtë si një fitore të vetën, e për rrjedhojë është edhe më entuziast se shtypi patriotik. “Nuk do dëshiroja të flisja me tone triumfaliste; nuk është se me kaq kemi zgjidhur çështjen”, thotë ai fillimisht në një intervistë për Shqipin, por më poshtë merret vesh se kjo “përunjësi” është thjesht një mjet stilistik për të balancuar e maskuar idenë triumfaliste që ai vetë qorton.
Ai me këtë rast ka bërë një numër hamendësimesh, saktësimesh, shpjegimesh e nënvizimesh. Së pari, të krijohet ideja se me këtë i është bërë një hile Berishës. Idrizi nuk e përmend fare Berishën në intervistë, s’ka gjë se gjatë gjithë kohës na bën me dije se ka qenë në kontakte (me diplomatë, me gazetarë, me ministrine jashtëm, me Ilir Metën). Së dyti, ai shfaqet i sigurtë se “tanimë kjo çështje hyri në axhendë, dhe nuk del më”, duke dashur të thotë se as një kryediplomat shqiptar i nesërm nuk mund ta ulë stekën më poshtë në takimet me homologët grekë. Së treti, kjo ngjarje i ka ardhur si me porosi edhe për të përligjur pjesëmarrjen në qeveri. “Ky trajtim i çështjes nuk do të kish të njëjtën vlerë, nëse ne çamët do të ishim në opozitë”, thotë ai për gazetaren Fatjona Mezini.
Re.Pu.
Comments
Kete qendrim "dorelepires" e
<p>Kete qendrim "dorelepires" e "vetmburres" te Idrizit te PDIU-se nuk ka pse te mos i quaj me emrin e vertete qendrim prej sharlatanesh dhe tradhetaresh.Permendja e emrit cam ne ato bisedime nuk perbejne as edhe ne nje te qinden kerkesat e verteta te popullsise came,te drejen e pamohueshme te tyre per t'u kthyer ne trojet e eterve,pra ceshtjen e vertete te Camerise.Sido qe te shtrohet kjo ceshtje ne takimet me greket,ajo gjithnje do te hidhet poshte prej tyre,duke na e thene troc se as qe denjojne te flitet per te,sepse sic e theksoi komunikata zyrtare greke per ato bisedime,ministri grek ia ka dhene pergjigjen fet e fet ministrit shqiptar . Idrizi mund te mburret se "ngritjen e ceshtjes came" i solli ai dhe futja e tij ne qeveri(lexo marrja e lemoshave ,per te mos thene e nje kocke per ta lepire edhe ai,me te cilen e shperbleu Berisha per bashkepunimin me te,nder te cilat edhe per shitjen e te drejtave tona kombetare ne marredhenie me Greqine;pra deti dhe Cameria.)Nje gje kuptoj qarte,nje mesazh vjen i qarte nga Greqia fqinje: Mos na cani koken me derdellitjet tuaja per nje :"ceshtje came" apo te drejtat e detit,ato i kane vendosin tashma ligjet greke e gjykatat greke.</p><p> Ne keto kushte lind pyetja:Po Gjykata Nderkombetare e Hages a merret me ceshtje te tilla te mprehta te te drejtave te kombeve e te njeriut?Po Evropa e Bashkuar pse mban ende ndaj nesh politikat e dy-standarteve?!.Disa vende evropiano-perendimore flasin per "genocidin" kunder armeneve dhe per kete akuzojne dhe denojne publikisht Turqine,e cila ne fund te fundit nuk eshte antare e Bashkesise Evropiane,ne nje kohe kur as edhe nuk permendin qofte edhe me nje fjale te vetme ne parlamentin evropian apo ato te shteteve kombetare(sic beri Franca ne rastin e armeneve) per genocidin e eger dhe shpernguljet e vrasjet masive te popullsise came nga tokat e pronat e te pareve te tyre te vjeter ne Cameri,te cilat jane kryer nga nje shtet qe sot eshte antar i vjeter i BE-se dhe Parlamentit Evropian! Eshte koha qe diplomacia shqiptare dhe institucionet shqiptare te mendojne seriuozisht per te vene ne vend padrejtesite qe u jane bere shqiptareve ne vendet shovene fqinje, dhe rasti i Camerise eshte teper i fresket dhe i prekshem.Ja per c'ka duhet te mendoje partia e Idrizit,ne se vcrtete pergjerohet per interesat dhe te drejtat legjitime te komunitetit cam,i cili nuk gezon sot as te drejten me themeltare njerezore te vizitave ne varrezat e te pareve te tyre,ne trojet e tyre ametare ne Cameri., ne nje kohe kur qeveria shqiptare,me miratim te partise came,u lejon te hapin varret e shqiptareve per t'i varrosur si ushtare greke, te cilet greket i nderojne me varreza e lapidare ne territoret shqipotare,si heronje te frene ne luften per clirimin e "Epirin e Veriut",pra te Shqiperise se Jugut.Te mos na mbulojne syte tane fuqite e huaja me ate shoshen e te ashtuquajturit "rolin stabilizues e paqesor" te Shqiperise ne rajon.Plaget e vjetra nuk sherohen me pluhur "antibiotik" propagandistik,por ato sherohen me operacion kirurgjik, me bistur ne dore pershkuljen njehere e mire te qelizave kanceroze te shovinizmit,ekspanisionizmit dhe racizmit nepermjet ,zgjidhjes se drejte te ceshtjeve te krijuara nga qendrimet e vjetra armiqesore qe ntrashen me politkikat e praktikat shovene te fuqise se madhe.Kriza aktuale ne Greqine e sotme eshte nje krize e rende e ekonomise( dhe per kete shpreh keqardhjen per vuajtjet qe i ka shkaktuar popullit fqinj grek),por ajo pasqyron edhe kalbjen e sistemit demokratik ne voendin e origjines se Demo-kratias,shthurrjen e sistemit politiko-juridik te tij nga korrupsioni i shfrenuar i politikaneve e parlamentareve dhe nga ndyrhyrja e diktati i Kishes Orthodokse ne punet e politikes e qeverise se Greqise.Ne nuk u kemi asnje borxh grekerve,perkundrazi ata nder shekuj kane qene dhe mbeten borxhlinj tek fqinjet e tyre iliro-shqiptare, ne Ilirine e vjeter e Shqiperine sotme dhe ne Camerine shqiptare ne Greqi.</p>
Add new comment