Përralla e patës që bënte vezë të arta, si përkujtesë për katastrofën që na pret…

Postuar në 04 Tetor, 2012 16:44

Ardian Vehbiu i është rikthyer në blogun e vet çështjes së standardit të shqipes dhe shkruan se "revolta ndaj standardit është edhe revolta e atyre që, simbolikisht, kanë mbetur “nxënës të dobët” edhe në jetë". Është, me fjalë të tjera, revolta e “We don’t need no education.” – shkruan Vehbiu dhe shton:

"Sikurse edhe gjetiu sot në botë, edukata dhe dija kanë ardhur duke humbur terren, si vlera njerëzore ndër shqiptarët; për t’u zëvendësuar me vlera të tjera: shkathtësia, dinakëria, energjia, intuita, dukja (look), kalkulimi, rrjetëzimi (networking), aftësia për të rrezikuar. Në këto rrethana, kur shahut ia zë vendin pokeri, edhe zotërimi i standardit vjen duke e humbur vlerën që kishte dje; sepse sot promovimi social nuk ka nevojë për garancitë që deri dje ia ofronte edukimi.

Për Vehbiun kjo puna e standardit nuk ka të bëjë thjesht me gjuhën: "…Kjo punë s’ka të bëjë me gjuhën, as me gegërishten e djeshme dhe të sotme, as me komunizmin dhe katolicizmin, por me pronësinë ndaj hapësirës ligjërimore publike: deri dje, rregullat, kodet e mirëmbajtura dhe respekti për gramatikën shërbenin si çelës për t’ia hapur dyert asaj hapësire; ndërsa sot ka njerëz që dyert po duan t’i shpërthejnë. Përralla e patës që bënte vezë të arta shërben, në këtë rast, si përkujtesë për katastrofën që na pret…"

 

Vehbiu i plotë:

http://xhaxhai.wordpress.com/2012/09/23/nga-gabimi-ne-rebelim/

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.