Ministri i Jashtëm Panariti shpallet non-grata nga Aleanca Kuq-e-Zi

Postuar në 05 Tetor, 2012 08:11

Portalet mediatike raportojnë se Aleanca Kuqezi i ka bërë ministrit të Punëve të Jashtme, Edmond Panariti, një pritje në proporcion me incidentin e flamurit kokëposhtë. Aktivistë të kësaj partie kanë qendruar në vendin ku ai duhej të dilte nga aeroporti me pankarta ku Ministri i Jashtëm konsiderohej: “person non grata.”

Kjo 'kërkesë' e kuq-e-zinjve vjen pas incidentit të rëndë me flamurin e Shqipërisë gjatë konferencës së dy ministrave të jashtëm të Greqisë dhe Shqipërisë në Athinë, ku flamuri kuqezi ishte vënë me kokë poshtë.

Greqia reagoi menjëherë pas këtij incidenti duke kërkuar falje me telefon, dhe kjo telefonatë u bë publike nga qeveria jonë. Ministria jonë e jashtme deklaroi se ministri grek Avramopoulos i telefonoi homologut të tij shqiptar dhe i kërkoi ndjesë.

Aktivistë të AK kanë tentuar të bllokojnë daljen e ministrit Panariti nga aeroporti “Nënë Tereza”, por minisrtri me të parë banderolën mësohet të jetë shmangur e të ketë ndërruar rrugë. Panariti po kthehej në Tiranë pas vizitave në Greqi dhe Qipro.

Gjithashtu, AK duke e cilësuar dorëzimin e territoreve tradhti kombëtare ka bërë thirrje që të ndërpriten negociatat me Greqinë për çështjen e kufirit detar, sipas 'Shekulli Online'.

k.c.

Comments

Submitted by opozitari i cf... (not verified) on

Opozita shqiptare nuk ka asnjë përgjegjësi ligjore dhe institucionale per veprimet e pozitës, regjimit ne fuqi. Sepse:

1. Pushtetin politik - Kuvendin - e mbizoteron PD dhe aleatet e saj.

2. Pushteti ekzekutiv - Qeveria - eshte teresisht ne duart e PD dhe aleateve te saj.

3. Pavaresia e pushtetit te tretë, atij gjyqesor, eshte e kufizuar per shkak te ndërhyrjeve te

Kryesisë se Kuvendit dhe Qeverisë.

4. Pushteti mediatik kontrollohet ideologjikisht dhe ushqehen financiarisht nga qeveria.

5. Presidenti i Republikes eshte kukull ne duart e shumicës qeverisëse.

Opozita shqiptare ka vetem nje detyrë. Te kundershtojë, me aq sa i ha palla, veprimtaritë antikushteteuese te pushteteve te më lart përmendur. Që do te thotë: të shpëtojë rënien e shtetit.

Opozita deklaron paprerë se shteti shqiptar po bie, ose, ka rënë. Lind pyetja. Përse opozita nuk zbaton detyrën e saj madhore per shpëtimin e shtetit? Ka 100 arësye mes të cilave dy janë këmbana. E para. Shteti bën gjasme se po bie. Por në fakt është në këmbë dhe më i dhunshëm se kurrë. E dyta. Shteti ka rënë dhe është shkërmoqur në atë farë feje saqë nuk ka Opozitë që ta ngrehi atë.

Add new comment

Plain text

• No HTML tags allowed.
• Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
• Lines and paragraphs break automatically.