Meta nuk ia lë “kreditet” Panaritit; i shfrytëzon për LSI-në

Postuar në 05 Tetor, 2012 12:40

Pritej një konferencë për shtypin nga ana e Edmond Panaritit, por në vend të tij ka dalë Ilir Meta. Vizita e ministrit tonë të jashtëm në Greqi u vlerësua si një sukses në shtypin e Tiranës (raportimet i kanë mëshuar faktit që Panariti ka përmendur “çështjen çame” pas gati një dekade heshtjeje në bisedimet Shqipëri-Greqi); u prit mirë gjithashtu dhe nga ana e kreut të partisë së çamëve, Shpëtim Idrizi. Në këto rrethana, kreu i LSI-së nuk ka dashur që kreditet t’i marrë qeveria (Panariti do fliste si ministër i qeverisë “Berisha”), e për këtë arsye ka organizuar këtë konferencë të vetën për shtypin. “Gjatë vizitës janë trajtuar cështje të bartura nga e kaluara”, tha Meta, dhe përmendi sërish si sukses së pari qëndrimin e Panaritit lidhur me kufirin detar mes dy vendeve: “qëndrimi i ministrit të jashtëm për kufirin ka qenë tepër parimor e transparent, [teksa është shprehur se] kjo [çështje] do të zgjidhet në respekt të kushtetutës së vendit dhe ligjeve kombëtare dhe ndërkombëtare”. Përmendi si sukses së dyti qëndrimin ndaj çështjes çame. “Në mënyrë të veçantë theksoj rëndësinë që kanë përpjekjet për zgjidhjen e [çështjes çame] si një hap për të forcuar në mënyrë substanciale marrëdhëniet mes dy vendeve”, tha ai. Së treti, Meta përmendi dhe një element tjetër, me të cilin shtypi nuk është marrë shumë: “ministri ka kërkuar abrogimin e një ligji absurd të luftës me Shqipërinë, [dhe ky fakt] është një tjetër hap për të larguar hijet e së kaluarës mes dy vendeve, në emër të një të ardhmeje të përbashkët”.

Re.Pu.

Comments

Submitted by Leonardo (not verified) on

<p>Po ky kokë madhi i Skraparit si gjithmon i pa skrupull po për atë fotografinë që dukesh ministri i jashtëm dhe në sfond Shqiponja me kokë poshtë kjo ishte aritja më e malle çfarë ndyrësire</p>

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.