Prognoza paraprake e Ramës për konfigurimin e koalicionit opozitar

Postuar në 05 Tetor, 2012 16:21

Edi Rama bëri sonte, ndër të tjera, një prognozë paraprake për konfigurimin e koalicionit opozitar në një intervistë të gjatë me gazetarin Alfred Peza në Vizion Plus. Kur Peza aludoi se pa një koalicion me LSI-në, koalicioni aktual i PS-së do ta vinte në dyshim fitoren, Rama tha se është më se i bindur që pjesmarrja e votuesve të koalicionit të tij do të jetë aq e madhe sa do t’i bëjë të panevojshme votat e LSI-së për fitoren. Ai solli shembullin e Durrësit dhe Elbasanit, ku në zgjedhjet e 2007-ës, së bashku me LSI-në, koalicioni i PS-së mezi fitoi me një grusht votash diferencë, dhe në 2011-ën, pa LSI-në, fitoi thellë me një avantazh prej mijëra votash. Sidoqoftë, ai nuk e sulmoi LSI-në si pjesë e koalicionit të PD-së, duke lënë ndoshta të kuptohet se ajo mund të futet në zgjedhje e barazlarguar nga dy partitë e mëdha.

Në lidhje me dy partitë e reja, FRD-në dhe AK-ne, ai tha se po nuk u futën në koalicionin opozitar, nuk japin garanci se s’do t’i bashkohen PD-së pas zgjedhjeve. Dhe këtë dyshim dukej se e kishte më të fortë për FRD-në, të cilën e quajti PD-ja e re që mund të ribashkohet me PD-në e vjetër. Duke mos e theksuar dyshimin për AK-ne, Rama ndoshta la të kuptohet se porta e koalicionit opozitar ende nuk është mbyllur përfundimisht për të.

E.Zaloshnja

Comments

Submitted by ilir (not verified) on

<p>Futja ne Koalicionin opozitar te FRD vetem sa do tia zhvleftesonte votat ne syte e elektoratit te djathte , dhe vetmja rruge qe FRD te mbetet e pavarur dhe te formoje nje &quot;PD te Re&quot; eshte mosbashkpunimi me PS ne rast para dhe pas elektoral.....sepse keshtu do ta riciklonte edhe njehere PD e Saliut.....si opozite....ne rast se FRD futet ne Koalicion pas zgjedhor me PD prape do jete humbje per FRD pasi do humbasi profilin per te cilen eshte krijuar...si nje e djathte e re e Moderne...edhe nq.s Saliu jep doreheqjen nga PD dhe kushdo qe te vije ne krye te PD me pas nuk do arrije te krijoje profilin e Bamir Topit (ish president ) si person qe mbeti jashte &quot;tuteles&quot;&nbsp; se Saliut.......pra FRD eshte krijuar rreth figures se Bamirit por duhet te tregohet e hapur ne pranimin e figurave te reja me background dhe te pa- konsumuar ne syte e elektoratit te djathte....pra mos te&nbsp; behet nje porte per te larguarit nga PD-ja e vjeter......Pra FRD duhet ta coje vendin edhe njehere ne zgjedhja te dyta brenda 2013 ose max ne 2014 me nje qeveri stabiliteti qe te garantoje zgjedhje brenda standarteve......Detyra e PS eshte te fitoje thelle (Pa FRD dhe LSI) &nbsp;dhe te mbroje voten .......vetem keshtu i jep oksigjen te djathtes se re te Bamirit.....</p>

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.