Një etapë e re e "socializmit të shekullit XXI"

Chavez ia ka dalë mbanë edhe një herë tjetër. Presidenti venezuelian që u ngjit në pushtet për herë të parë në 1999 ka fituar një tjetër mandat - të katërtin rresht - duke mundur Henrique Capriles, kandidatin e Mesa de Unidad Democratica (Mud) që bashkoi disa parti opozitare kundër liderit të shumëdiskutueshëm bolivarist të Venezuelës.
Sipas të dhënave zyrtare Chavez (58 vjec) me 54,4% të votave ka mundur Capriles (40 vjec), që ka marrë 43,9%, me një pjesëmarrje në votime të jashtëzakonshme (90,94%). Mandati i ri është 6 vjet, pra Chavez ka votën për të qëndruar në pushtet deri në 2018, duke mbushur dy dekada në drejtimin e qeverisë së Caracas-it.
Nuk ndodhi "nokdauni" që Chavez paralajmëroi - (tha se do fitonte mbi 9 milion vota, mori rreth 7 milionë e gjysëm) - por sidoqoftë është një fitore e padiskutueshme. Eshtë hapur kështu një etapë e re e "socializmit të shekullit XXI" ideuar nga lideri ish-ushtarak bolivarist. ''Grazie al mio amato 'Pueblo!. Viva Venezuela! Viva Bolivar!'' - ka komentuar Chavez via Twitter e më pas: ''Grazie Dio mio, grazie a tutti e a tutte'' (shih foton).
Rivali i Chavez, Henrique Capriles, në një konferencë për shtyp ka shprehur ''komplimentat e tij për presidentin e Republikës''. "Falënderoj më shumë se 6 milion venezuelianët që më dhanë besimin e tyre" - ka thënë lideri i opozitës.
Reagimet e para? Gjithashtu në Twitter. Nga Argjentina, presidentja Cristina Fernandez de Kirchner ka shkruar: "Fitorja e tij është edhe e jona, e Amerikës së Jugut dhe Karaibeve. Forca Hugo, forca Mercosur e Unasur!''. - A.N.
* Për shënimin u përdorën të dhëna nga agjensia ANSA
* Foto miksim: Chavez pas shpalljes së fitores - simpatizantët e tij duke festuar - dhe postimet e Chavez në Twiter
Comments
Paramendoni, edhe ne
<p>Paramendoni, edhe ne Venezuelle mbahen zgjedhje te regullta (Moj Shqiperi e mjera Shqiperi).</p>
Mosnjohja e zhvillimeve
Mosnjohja e zhvillimeve boterore ose edhe njohja "me shikim te pare" I ben nje pjese njerzish si lemizhdet e kashtes te shkelura ne rruge nga mijra kembe!
Forca Chavez, mos e ler
<p>Forca Chavez, mos e ler vendin tend ne duart e amerikaneve qe duan naften. Forca, te gjithe latinet kunder amerikes.</p>
Add new comment