Berisha nuk pranon negociata, LSI publikisht kërkon pikërisht negociata!

Postuar në 08 Tetor, 2012 11:02

Sekretari i LSI Luan Rama shprehu keqardhje ndaj tentativës për vetëflijim të grevistit Gjergj Ndreca, dhe theksoi se është në të mirë të parandalimit te një agravimi të mëtejshëm të situatës, që përfaqësues të qeverisë të ulën në tavolinë më përfaqësues të grevistëve, për të gjetur një zgjidhje lidhur me kërkesat dhe problematikat që i kanë shtyrë ata drejt mbajtjes së grevës së urisë që po hyn në ditën e 16-të.

Rama tha “Një grevë e tillë e organizuar nga kushdo qoftë ka nevojë për vëmendje, dialog dhe transparencë. Ftoj autoritetet e qeverisë të gjejnë rrugët për komunikim” raporton Ora News.
Paraditen e sotme ish i perndjekuri politik, Gjergj Ndreca i ka vënë flakën vetes, per t`u veteflijuar, ndërkohë që ish të burgosurit e tjerë greviste kanë ndërhyrë me urgjencë për ta ndihmuar e për të shuar flakët. Për shkak të plagëve Ndreca është dërguar me urgjencë në repartin e djegieve në Qendrën Spitalore Universitare “Nënë Tereza”, në kryeqytet sëbashku dhe me grevististin Llazi Koçi, i cili është lënduar gjatë tentativës për ta ndihmuar Ndrecën t`i shuante flakët.

Dalja e LSI për të kërkuar dialog ndodhi pasi Berisha u deklarua kundër çfarëdo negociate me grevistët e urisë, dhe në momentin kur në media po vlojnë pikëpyetjet mbi vazhdimin e koalicionit PD-LSI.

k.c.

 

 

Comments

Submitted by voica (not verified) on

<p>VEMJE-ra!</p>

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.