"Më shqetëson besimi i tepruar i udhëheqësve shqiptarë tek Evropa.. Askush s'e di fatin e ardhshëm të BE"

Postuar në 08 Tetor, 2012 16:55

James Pettifer, autor i një numri librash rreth Ballkanit ka prezantuar së fundmi librin e ri  “Ushtria Çlirimtare e Kosovës - lufta sekrete deri në kryengritjen në Ballkan”. Sot në Universitetin Georgetown u zhvillua një diskutim me temë Kosovën – njofton radio "Zëri i Amerikës" (VOA). Dhe aty Pettifer është pyetur rreth këtij libri.
“Shpresoj që libri im të shikohet si një libër historik. Është me shumë rëndësi që historia të shkruhet ashtu siç ndodh, kam intervistuar një numër të madh njerzish, kam studjuar shumë dokumenta.." - thotë ndër të tjera Pettifer në bisedën e tij në VOA, ku në një moment pyetet se si e sheh Kosovën e kohëve të fundit.
Përgjigjja: “Ajo që mbetet për t’u përmirësuar janë faktorët strukturorë rreth shtimit të njohjeve të pavarësisë së Kosovës. Dhe ajo që më shqetëson më shumë është besimi i tepruar nga ana e disa prej udhëheqësve të Kosovës tek Evropa.. Askush nuk e di fatin e ardhshëm të Bashkimit Evropian. Do të ishte më mirë sikur Kosova të kishte monedhën e saj lokale përveç euros”.
Pettifer është skeptik edhe për zgjidhjen e afërt të konfliktit Prishtinë-Beograd. “Problemi qëndron në faktin se komuniteti ndërkombëtar mbivlerësoi perspektivat për ndryshime në Kosovë, pas rrëzimit të Millosheviçit dhe përfundimit të tij në Hagë. Fatkeqësisht disa prej sistemeve dhe strukturave të Millosheviçit janë ende në fuqi edhe sot” - thotë ai.  - A.N.

 

Më shumë:

http://www.zeriamerikes.com/content/libri-ushtria-clirimtare...

Comments

Submitted by Dardan (not verified) on

<p>Po mor vella po, ashtu eshte por ku degjojne keta zhivaraqet tane? &nbsp; Kam 22 e dy vite qe me zuri goja lesh, shikojeni Berishen ore se eshte njeriu i Serbit, shikojeni R. Aline se eshte sherbetor i &nbsp;te huajit dhe po ti vinte keq per popullin, nuk i hapte rruge zjarreve per djegjene Shqiperise por bente reforma per pronen private ashtu si ben gjithe vendet, qe, ky fytyre e diskretituar, i quante &quot;vende revizioniste&quot;. Kishte kohen e nevojshme per te kthyer pronat pronareve dhe pasurine multimiliardshe te shq1iptareve tua shperndante popullit dhe aty kishte jo vetem per te marre populli por edhe ishpronaret te kompesonin nje pjese te pasurise sepse e tyrja kur tu kthehesh do ishte shume me e vogel nga cdo merrnin shqiptaret e tjere.&nbsp;</p><p>Ju ore zoteri James thoni se nuk i dihet fundi i BE. &nbsp;Dihet mor zoteri dihet qe cke me te, asnje perandori e krijuar me lufte &nbsp;apo me paqe (si rasti i BE, me paqe) nuk ka zgjatur perjetesisht. Mos valle do qe ti numuroj ato qindra Perandori qe te gjitha njera pas tjetres u rrezuan me rrapellime ne pluhurin e kohes. Asnje perandori nuk eshte me! E pse duhet te jete BE-ja? &nbsp; Ne shqiptaret e thjeshte e dime se duhet te kemi marrdhenie &nbsp;si gjithe popujt e Evropes me njeri tjetrin, edhe te futeshim ne BE donim shume me pare (tani thjeshte duam) per shume arsye. &nbsp; Besoj se do ta kesh llogaritur or zoteri se sa para kane harxhuar shqiptaret per te ushqyer te gjihte horrat e politikes si the horrat e huaj te ambasadave. &nbsp;Ka 20 vite qe paguajne! &nbsp;Kemi dhe ne nje opozite nga me &quot;langariqet&quot; ne hemisfoerin verior. &nbsp;Dalin shpesh dhe recitojne krimet e Pozites ne forme poezie dhe me gjestikulacione nga me qesharaket, &nbsp;e shajne popullin shqiptar neper blogje, cicerima e faqebuke pse nuk ngrihet per te drejtate e veta! &nbsp;Po ky popull u ngrit kunder fazhizmit ne 1997 dhe po keta qe shajne popullin e vete vajten dhe u futen ne tumanet e grave, Me shume kishte frke opozite e atehershme se sa pozita kunder fazhizmit te se ciles u ngrit i madh dhe i vogel ne ate vit madheshtor, ku shqiptaret edhe pse te pa organizuar u vetorganizuan dhe vetem me frymen e tyer rrezuan nga pushteti te gjithe exponentet e fashizmit berishian qe muaren arratine te lemerisur neper bote ashtu si rrezon &nbsp;gjethee e vjeshtes era e forte. &nbsp;Po ku ishin keta bukuroshe te opozites qe sot qahen si majmune te pakenaqur? &nbsp; E pra, z. James, Evropa njehe poziten e Berishes dhe opoziten zyrtare te Rames , por kjo Evrope as qe e njeh vare populin e thjeshte ose e njeh dhe shpreh &quot;urrejtjen e kulturuar&quot; ndaj tyre pasi nuk u &quot;ngriten per 40 vite&quot; qe tu hapnin rrugen kurvave dhe kurvareve te Lindjes dhe Perendimit. Hakmarrja e &nbsp;Klases politike evropiane ndaj shqiptareve te thjeshte nuk ka kaluar pa u vene re, zoteri. Nje dite, perfaqesues te denje te popullit do te dalin dhe te kerkojne llogari evropianeve per qendrimin e tyre percares e te eger shekullor ndaj nje populli fisnik qe u rezistoj dhjetra e dhjetra perandorive te egra qe u perpoqen ta ckombetarizojne me anen e tradhetise se paguar nga brenda. &nbsp; Po si,do thuash ti James? Ja ashtu thjeshe si ben druvari: Merr dru nga pema dhe i ben bishtin sepates dhe me sepate pret pemen. Pastaj fabula thote se pema nuk ankohej per sepaten qe e priste se e dinte qe e kishte kundeshtare, por i vinte keq per bishtin e sepates qe ishte bere nga druri i vet. Ja keshtu o James, une te besoj ty &nbsp;se ti fole te verteten &nbsp;dhe e di se si ti ka me milion njerez te vertete Evropa, te guximshem dhe inteligjente. Po ashtu jane edhe shqiptaret, por iu be hile atyre sepse vete ju thoni se elita politke shqiptare ishte ne krye te perandorise turke. &nbsp; Po, po, &nbsp;edhe sot Evropa nuk po e pranon Turqine ne BE. &nbsp; Edhe dicka, zotrote e the kete fjalen per fatin e Evropes por po te kontrollosh fjalimet e Berishes rreth nje vit me pare, e gjen fort dukshem arsyetimin e tij krejtesisht te ngjajshem me tuajin. Ai eshte i pari i Shqiperise qe e di shume mire punen dhe perpiqet te pregatitet per konjukturat e ardhme krejte te ndryshme nga te sotmet. PO kujt i them dhe une??????????</p>

Submitted by arvanites (not verified) on

<p>Edhe Berisha ate po pret, shperberjen e Evropes pastaj do jete i lire ta shpalli veten mbret te Shqiperise.</p>

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.