Një francez dhe një amerikan marrin Nobelin në fizikë: "Prangosën" dritën pa e shkatërruar

Cmimi Nobel për Fizikën 2012 i është dhënë francezit Serge Haroce dhe amerikanit David Windeland. Dy shkencëtarët në fjalë u premiuan për matjen dhe manipulimin e sistemeve singolare kuantitike dhe interaktivitetin mes fizikës dhe materies. Në veçanti, dy fizikantët në fjalë, me metoda të ndryshme, arritën të "kapin" një foton drite pa e shkatëruar atë. Një zbulim që mund të jetë shumë i rëndësishëm për zhvillimin në të ardhmen të komjuterave kuantikë, shumë më potentë se kompjuterat aktualë.
Serge Haroche dhe David Wineland do të ndajnë çmimin me vlerë 1.2 milion dollarë – njoftoi BBC. Të punoje me dritën dhe materien në këtë nivel ishte e pamendueshme më përpara. Profesor Haroche tha se kur e mori lajmin, për fat ishte pranë një stoli dhe u ul. “Po shëtisja me gruan kur pashë prefiksin e Suedisë në telefonin tim,” tha ai i lumtur. Çmimet Nobel jepen që prej vitit 1901, duke mbuluar fushat e mjekësisë, fizikës, kimisë, letërsisë, paqes dhe ekonomisë. Çmimi i parë Nobel për fizikën ka shkuar për Wilhelm Roentgen, nga Gjermania, për zbulimin e rrezeve X. Në total deri tani 194 njerëz e kanë marrë këtë çmim.
Shih edhe:
http://www.respublica.al/artikuj/2012/10/08/nis-java-e-cmime...
Add new comment