Washington Post analizon pse Siria mund të prishë marrëdhëniet SHBA-Turqi

Postuar në 09 Tetor, 2012 15:13

Raportet e afërta të presidentit Obama  me kryeministrin e Turqisë, Recep Tayyip Erdogan, u kanë mundësuar Shteteve të Bashkuara, të kenë një aleat kryesor mysliman në Lindjen e Mesme. Uashingtoni dhe Ankaraja kanë punuar ngushtë për Irakun, por tani, ata i pret stuhia siriane, - shkruan në fillim të artikullit "Siria po bëhet një pykë mes SHBA e Turqisë", e përditshmja “Washington Post”. Gazeta konstaton se Shtëpia e Bardhë është e gatshme "të presë akoma", por për Ankaranë, kriza siriane është shndërruar në emergjencë. Gjatë 18 muajve të luftës në Siri, Turqia dhe SHBA-të ishin në në të njëjtën anë, përsa i përket ndryshimit të regjimit, por tani po dalin në sipërfaqe dallimet, - shkruan “Washington Post”.
Obama është hezitues në raport me Sirinë për disa arsye, përfshirë përmbajtjen për të vepruar para zgjedhjeve të nëntorit dhe lodhjen nga luftërat të amerikanëve. Por Erdogani duket se këto shqetësime i sheh si justifikime (një shenjë e kësaj ndjenje u paraqit më 5 shtator, kur Erdogan e kritikoi Obamën në CNN për "mungesë iniciative për Sirinë", që ishte vërejtje e rrallë nga një mik i fortë, - shkruan “Washington Post”.
E thënë përmbledhtazi, për Shtëpinë e Bardhë, kriza e Sirisë duket ende e menaxhueshme butësisht; pra amerikanët besojnë se është i mundshëm një aterim i butë gradual në Siri. Por, Ankaraja, ka një emergjencë. Erdogani ka arsye të besojë se koha nuk është në anën e tij. WP shpjegon pse-në:
Natyra sektare e konfliktit në Siri po reflektohet edhe në Turqi. Më se 100 mijë vetë, shumica prej tyre arabë sunitë të Sirisë, kanë shkuar refugjatë në Turqi, duke ikur nga persekutimi i Assadit dhe milicitë e tij alavite. Dhe pikërisht arabë alavitë jetojnë si pakicë në pjesën jugore të Turqisë. Ata nuk i durojnë refugjatët sunitë, duke 'tranferuar' kështu edhe në Turqi ndarjen alavite - sunite në Siri. (alavitët e zemëruar turq e kundërshtojnë politikën e vendit të tyre ndaj Asadit, dhe prej verës kanë mbajtur demonstrata të rregullta pro-Damaskut dhe kundër Ankarasë). Ky është problemi i Erdoganit: situata mund të përkeqësohet nëse Siria zhytet në luftë të plotë sektare.  Për WP, stuhia mes Obamës e Erdoganit për Sirinë është  pothuajse e paevitueshme. - A.N.

 

Artikulli i plotë:
http://www.washingtonpost.com/opinions/syria-is-a-wedge-betw...

Comments

Submitted by kfj (not verified) on

<p>ka nje problem shume te vogel analiza e Washinton Post: alevitet e sirise jane krejt tjeter nga alevitet e turqise: ata te sirise, por qe ka dhe nje pakice ne turqi, njihen si alawi, kurse ata te turqise njihen si alevi, dhe nga ana dogmatike dhe trashegimore jane te ndryshem sic jane bektashite me rufaite. nuk eshte e njejta gje, pavaresisht nga ngjashmeria ne denominim. dallimin e gjen kollaj dhe ne wikipedia</p>

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.