Kryeministri (indirekt) pranon se dyshimi i BE për zgjedhjet e ardhshme i reflektuar në dhënien e statusit me kusht - ‘është logjik’

Postuar në 10 Tetor, 2012 10:15

Si një nxënës i urtë që nuk ka pse bën zhurmë që tani për provimin që do duhet të japë në’vjeshtë’ kryeministri ka mbajtur një fjalim shembullor me rastin e dorëzimit zyrtar nga kreu i ambasadës së Bashkimit Europian, Ettore Sequi të progres-raportit për Shqipërinë. Pasi falenderoi opozitën për bashkëpunimin, Kryeministri e ka konsideruar si dokumenti më historik në “22 vite bashkëpunimi me BE, KE” statusin me kusht.

Madje, ai indirekt ka pranuar vërtetësinë e dyshimeve të KE që nuk pranoi të na japë statusin e plotë pa parë zgjedhje të lira e të ndershme. Ka thënë Kryeministri: “Raporti sugjeron hapjen e negociatave pas procesit zgjedhor dhe vlerësimit të këtij procesi e konsideroj logjik këtë kërkesë. Do bëjmë gjithçka për proces zgjedhor të lirë e të ndershëm” raporton Ora News.  “Do bëjmë gjithçka për proces zgjedhor të lirë e të ndershëm. Së dyti gjëja më normale që fushata në prag të fillimit të saj të tregohet durim që pas përfundimit të zgjedhjeve dhe me to të dëshmojmë që meritojmë hapjen e negociatave" deklaroi Kryeministri.

Në fjalën e tij Sequi e konsideroi një hap shumë të rëndësishëm për vendin tonë, ndërsa ka kërkuar më tepër angazhim në disa cështje me rëndësi si reforma në gjyqësor, administrata publike dhe reforma parlamentare. Po kështu me mjaft rëndësi Sequi e ka vlerësuar dhe përpjekjen e mëtejshme në luftën ndaj korrupsionit dhe krimit të organizuar.

Ndërsa Tanja Fajon citohet të ketë thënë: “Ballkani perëndimor është në një pikë kthese. Varet nga politikanët se sa shpejtë dhe me sa vendosmëri këto vende vazhdojnë rrugën e tyre drejt BE-së. Nuk ka kohë për hezitime për reformat e nevojshme për shkak të pazarllëqeve të brendshme. Mirëqenia dhe siguria e qytetarëve dhe e gjeneratave të reja të ardhshme është në rrezik”, raporton gazeta ‘Zëri’ që del në Prishtinë.

k. c.

Comments

Submitted by Genti (not verified) on

<p>Sot Bashkimi Evropian i zbuti ndjeshem kushtet e vena per Shqiperine (te ashtuquajturat 12 prioritetet e famshme). Marrim p.sh. kushtin per administraten publike. Nderkohe qe me mijera nepunes publike flaken rrugeve ne menyre te kunderligjshme (kete nuk e them une por edhe institucione shteterore si Komisioni i Sherbimit Civil) sipas Stefan Fules te sotem rezulton se sapo te miratohet Ligji i ri per Sherbimin Civil, ky kusht konsiderohet i plotesuar (Albania is well on its way towards meeting priority regarding public administration ..It is now essential to adopt the amendments to the Civil Service Law). Pra theksi vihet tek aprovimi i ligjeve nderkohe qe Shqiperia shquhet per moszbatimin e ligjit.</p>

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.