Ka të tjerë që po dëmshpërblehen shpejt e shpejt për burgun. Ata që bënë '14 shtatorin' përshembull...

Postuar në 11 Tetor, 2012 05:15

Në Shqipëri mund të kesh bërë vite të tërë burg nën komunizëm dhe të përfundosh duke djegur veten në rrugë sepse askush nuk do t'ia dijë, - madje mund ta quajnë për turp dhe në kundërshtim me "parimet e larta antikomuniste" që të kërkosh dëmshpërblim... Por mund të kesh bërë atë që u bë në 14 shtator në Tiranë dhe të marrësh dëmshpërblim që ç'ke me të.
Pjesë nga një raportim i sotëm në të përditshmen "Shekulli": "Kryengritja e 14 shtatorit 1998, jo vetëm që nuk u ndëshkua, por po shpërblen organizatorët me para për kohën që kaluan në paraburgim. Ish-truproja i Azem Hajdarit, Bajram Hidri, njëri nga të arrestuarit për kryengritjen e 14 shtatorit 1998, me pushimin e akuzave nga kryeprokurorja Ina Rama, padit Ministrin e Financave, duke kërkuar dëmshpërblim për 330 ditët e burgimit të padrejtë të mbajtur gjatë vitit 1999.  Lajmi konfirmohet nga Gjykata e Tiranës, ku pas hedhjes së shortit elektronik është caktuar gjyqtari Bledar Abdullai për gjykim. Sipas kërkesë padisë së përpiluar nga avokati Arben Hakani dhe firmosur nga Hidri, ky i fundit kërkon të dëmshpërblehet me 9.9 milion lekë për 330 ditët e izolimit në qeli, me urdhër të ish-prokurorit Nasip Naço tashmë me detyrën e nënkryetarit të Kuvendit".
I pari që iu drejtua Gjykatës së Tiranës për dëmshpërblim financiar për 14 shtatorin ishte disa javë më parë zv/ministri i Mbrojtjes z.Ekrem Spahia i cili në përfundim të shqyrtimit gjyqësor fitoi shpejt e shpejt në formë dëmshpërblimi shumën prej 1.7 milion lekë. Pas këtij procesi gjyqësor, të fituar nga z.Spahia, i dyti që iu drejtohet togave të zeza, është shtetasi Bajram Hidri. Me siguri, edhe të akuzuarit e tjerë të grushtit të shtetit të 14 shtatorit 1998 do dëmshpërblehen. Dëmshpërblim do të thotë shpërblim dëmi. Dmth në 14 shtator, Shqipëria u ka bërë dëme këtyre dhe jo këta Shqipërisë...  (A.N.)
 

Më shumë:
http://shekulli.com.al/web/p.php?id=5537&kat=100
 

Comments

Submitted by Anonim (not verified) on

<p>Ekrem Spahia meritonte te denohej me burgim te perjetshem per thyje te rendit kushteutes, krimi me i rende parahsikuar ne ligjet tona. Kurse ai jo vetem kreu pak muaj burg por ne menyre skandazloe paska marre edhe para &quot;demshpeblimi&quot;...Turp turp!</p>

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.