Në Kosovë ka fobi ndaj së majtës?

Pyetjes se cila nga partitë e mëdha të Kosovës është e majtë, të gjithë mund t’i përgjigjen duke përmendur më së pari Partinë Demokratike të Hashim Thaçit. Mirëpo – këtë e thotë në një shkrim të vetin Adrian Çollaku – anëtarët e kësaj partie, sidomos eksponentët e saj, vuajnë prej një kompleksi: Kanë turp të jenë të majtë. Në fakt, Thaçi nuk ka folur kurrë për identitetin e tij politik, dhe kjo është gjë e kuptueshme në politikën shqiptare, ku rëndësi kanë interesat e grupit dhe identiteti klanor e tribal. Do bënte mirë që ta sqaronte këtë punë. Kjo është një nga gjërat e para që duhet të bëjë një parti. E përsa kohë nuk e ka bërë, është pak e çuditshme situata, në të cilën ai e të vetët provojnë bezdi e zor prej idesë se janë, apo mendojnë të tjerët se janë, të majtë. “Shefi i grupit parlamentar të PDK-së, Adem Grabovci, u përplas me homologun e tij nga LDK-ja, Ismet Beqiri, [dhe e] gjithë kjo luftë ndodh për t’u bërë të djathtë”, thotë Çollaku në shkrimin e publikuar në të përditshmen Zëri. Sipas autorit, e vetmja parti e deklaruar qartazi si e majtë është Vetvendosja. Lihet të kuptohet që të tjerat janë të djathta, edhe pse në të vërtetë as që u shkon mendja ta theksojnë në mënyrë programore e ideologjike këtë gjë. - E.G.
Add new comment