Kryeministri (pa koment) për grevistët

Postuar në 11 Tetor, 2012 15:13

"Grupi që bën grevën politike ka marrë lekë privatizimi dhe lekë në dorë rreth 256 mijë dollarë dhe nuk llogaritur këtu 4 apartamente se po të shtojmë dhe ato apartamente që morën, ajo shkon afërsisht 400 mijë dollarë... Por atij të cilit iu vu flaka për kauzën tuaj, kush është ai që i vuri flakën, ai zotëria, (Gjergj Ndreca) me paratë, që mori privatizoi fabrikën e miellit në qytetin e Laçit, dhe kjo nuk i mjaftoi, dhe nuk mjaftoi kjo iu dha kredi e butë për të blerë fermën e mbarështimit të derrit. Nuk mjaftoi kjo, u prish me ortakun, doli mori kredi ndërtoi fabrikë të re mielli. Falimentoi se nuk e menaxhoi, ia konfiskoi banka. Kjo është historia e zotërisë që i vunë zjarrin në shtëpinë e vet...
Cili është zjarrvënësi? Ai ka 2 emra, Pal Shqevi, ai është Shqevi, nuk është Pal, është Perikli. Pse i ka ndryshuar emrin shpirti e tij ia di. Por, se ja vuri zjarrin këtë do e saktësojmë drejtësia. Dhe ai e mori shumën e kërkuar dhe është aksionier në shumën e 400 mijë dollarëve, të sipërpërmendur. Në kohën kur vazhduan një javë rresht, duke mashtruar se nuk kane marrë një qindarkë nga kjo qeveri. Dhe ai që ka marrë 3 dhoma e kuzhinë se ka bërë be e rrufe se nuk ka marrë asgjë nga qeveria, i kontrolluar nga ju.
Ju që me deputetët tuaj dërgoni shishe benzine në çadrat e tyre, ju merrni pjesë në ekzekutimin e tyre. Shishe mos merrni më. Mos i nisni prapë, ju urdhëroj. Doni të shkoni, çoni,çoni shishe benzine, por ju po i ekzekutoni..."

Fjalët më sipër janë thënë sot nga kryeministri Sali Berisha në Kuvend gjatë debateve për grevën e urisë. Një tjetër ish-i burgosur politik i diktaturës tentoi sot vetëvrasjen me djegie (jo pjesëtar i grevës) por u ndalua nga policia e cila gjendet me forca të shumuara rreth çadrës së grevistëve.

Më shumë: http://gazeta-shqip.com/lajme/2012/10/11/greva-e-urise-debat...

Foto: Berisha sot në Parlament duke shkuar në foltore (LSA)

Comments

Submitted by katarakti (not verified) on

Sa i mire eshte ky Berisha. Edhe grevistet eshte Partia Socialiste qe po i djeg. Njelloj si demonstruesit e 21 janarit qe i vrau po PS-ja. Ku jetojme keshtu? Ne boten e groteskut?! Mire qe ai eshte çmendur, por çfare bejne te tjeret? Ata qe jane rreth tij apo masmedia?! A mund te vazhdoje Shqiperia te qeveriset nga ky njeri i çakerdisur?! Po Kadaraja nuk ka asgje per te thene?

Submitted by AnonTr (not verified) on

Grupi që bën grevën politike ka marrë lekë privatizimi dhe lekë në dorë rreth 256 mijë dollarë dhe nuk llogaritur këtu 4 apartamente se po të shtojmë dhe ato apartamente që morën, ajo shkon afërsisht 400 mijë dollarë..

Burre shkerdhate.Nqs ndjekim llogjiken tende te krimbur atehere kur ti KOMUNISTI sekretar i PPSH ke vene kaq shume pasuri per vete dhe familjen tende atehere pse ANTI-KOMUNISTET nuk paskan te drejte te kene te pakten aq pasuri sa ty?

Submitted by lom deliu (not verified) on

Uaaa sa shume paskan marre.

Saliu komandantit te tij ne kuader te UDB Agim Shehut i ka dhene vetem 170000dollare

se e internuan socialistet 8 vjet ne Gjermani

Submitted by shkelzeni yt (not verified) on

ai është Shqevi, nuk është Pal, është Perikli...

e lexoni dot cfare do te thote me kete zgjyra qe kemi kryeminister "te gjith shqiptarve"?? Qe ai eshte ortodoks, pra qe ky Shqevi ka mbiemer ortodoks dhe emer te tille. E kuptoni cfare zgjyre esht? Luan me ndjenjat e kosovareve dhe verioreve u thot ortodoks qe te perhap lajme se esht grek apo serb, pra kryeministri qe i flet llumit me te paditur dhe me te painformuar te vendit. Ky e con vendin ne luft civile, fetare, a cfar te duash ti, mjafton ta len ne pushtet derisa te vdess nga perendis. Dhe ju mendoni se ky do leshoj pushtetin me vote???

Add new comment

Plain text

• No HTML tags allowed.
• Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
• Lines and paragraphs break automatically.