Sfida TV e zv.presidentëve, CNN nxjerr fitues Ryan, por CNBC mendon ndryshe

Postuar në 12 Tetor, 2012 02:46

Paul Ryan mund Joe Biden 48% me 44%, sipas një sondazhi të CNN shpërndarë menjëherë pas debatit televiziv mes dy zëvendësave. Mazhoranca e amerikanëve mendon se zëvendësi i Mitt Romney doli më mirë se zv/presidenti, - thotë CNN.

Por CNBC News i është kundërvënë  këtij rezultati në faqen e vet online me një votim të hapur ku kanë marrë pjesë rreth 90 mijë vizitorë të cilët janë pyetur rreth fituesit të debatit televiziv mes dyshave dhe atyre u rezulton se Biden ka marrë 53% të preferencave, kurse Ryan  43%. Për 4 % asnjë nga të dy nuk ka dalë mirë në debat.

"Dueli i kësaj mbrëmjeje ka konfirmuar edhe njëherë që nuk ekziston mbrojtës më i mirë i klasës së mesme se Joe Biden. Jam shumë krenar për të" - është komenti i parë i Barack Obama në Twitter. - A.N.

Comments

Submitted by raimondi (not verified) on

<p>Bidene ishte me mire se ky Rayan , por Biden bente ca gjeste me&nbsp; shprehjen e fytyres qe&nbsp; humbi pike</p>

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.