A po i lëmë vetëm? Cili është shkaku?

A po i braktisim të përndjekurit? A po i lëmë vetëm përballë qeverisë që i akuzon (pikërisht si qeveria komuniste dje) se janë armiq politikë të saj? Andrea Stefani mendon dëshpërimisht se PO dhe shkruan sot në të përditshmen SHQIP për një kalbëzim të gjerë dhe të thellë moral të shoqërisë shqiptare. "Grevistët e urisë kanë ditë që i bëjnë thirrje qytetarëve t’u bashkohen protestës së tyre. Por më kot. Shqiptarët i kanë braktisur përsëri të përndjekurit. Tamam si nën komunizëm, - shkruan ai dhe shtron pyetjen: Po kush është shkaku ?
Fatos Lubonja në librin e tij “Ridënimi” shkruan: “Në vitet e para pasi erdhën në pushtet komunistët, Shqipëria kishte parë plot gjyqe ku të pandehurit kishin qëndruar burra. Ishte një kohë kur pushtetarët e rinj ende nuk kishin arritur të vendosnin autoritetin, kur bashkëqytetarëve të tyre ende nuk u besohej se ata njerëz, me të cilët deri dje kishin jetuar në paqe e që i kishin parë si njerëz të zakonshëm, madje shpesh edhe pa vlerë, të mund të ktheheshin në sundimtarë të jetës së tyre. Prandaj dhe u qëndronin krenarë dhe me dinjitet. Mirëpo vit pas viti, vrasjet e shumta dhe gjyqet me vdekje u akumuluan në kujtesën e njerëzve, duke kallur në shpirtin e tyre frikën nga këto qenie. Fryma e terrorit dhe e frikës kishte filluar të punonte vetë...”.
Stefani shton se ky pasazh na bën të kuptojmë se ajo që i mban shqiptarët të distancuar, të heshtur edhe para një akti tragjik si ai i vetëdjegies së dy të përndjekurve politikë, ka në thelbin e vet, frikën nga qeveria: "Edhe pse pa burgje e pushkatime por me presione e larmi makinacionesh mbi fatin e njerëzve, me flakje nga puna dhe kërcënime deri me bukën e gojës, duke pasur aleat varfërinë dhe nevojën për mbijetesë të jo pak shqiptarëve, Sali Berisha ia ka arritur të rikallë në zemrën e tyre armën e tmerrshme të çdo diktature dhe kryearmikun e lirisë, frikën" - A.N.
Stefani i plotë: http://gazeta-shqip.com/lajme/2012/10/12/ridenimi/
Foto nga televizioni News 24, e cila tregon ish të përndjekurin politik Lirak Bejko, 47 vjec, në momentin që po dërgohet me urgjencë në spital
Comments
Nuk eshte vetem frika. Do te
<p>Nuk eshte vetem frika. Do te shtoja mosbesimin e thelle qe mbizoteron ne nje pjese te mire te shoqerise shqiptare, mosbesim ndaj partive, OJQ-ve, sindikatave, etj, mosbesim per ndryshime reale. Ky mosbesim nuk eshte i pabazuar.</p>
Analize tejet e sakte.
<p>Analize tejet e sakte. Shqiptaret kane braktisur te perndjekurit, por edhe veprimet opozitare. Eshte ngulitur ideja e shpetimit te kokes se secilit. Nuk arrihet te kuptohet se shpetimi vjen vetem nga bashkimi. Kjo eshte edhe fitorja me e madhe e Sali Berishes. Ai nuk ka perpara nje popull me dinjitet dhe te organizuar, por nje turme te perbere nga individe me karakter te dobet ku secili mendon te shpetoje koken e vet. Me keta njerez jo ne 2013-ten, por as ne 2023-ten nuk vjen ndryshimi. Jo me kot ishim te fundit qe u "çliruam" nga turqit, te fundit qe "u shkeputem" nga komunizmi, te fundit qe u beme me nje alfabet kombetar etj. etj.</p>
mos prisni nga shqiptaret
<p>mos prisni nga shqiptaret solidaritet. nuk e njohin si koncept. shqiptaret historikisht i ka karakterizu egoizimi. te jem mire une, pa te tjeret ti marre lumi.</p>
Add new comment